Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse janë revoltuar maturantët?

2016/09/07 at 6:48 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pse janë revoltuar maturantët?

Aplikimi i studentëve për programet baçelor këtë vit u bë për herë të parë përmes një sistemi të qendërzuar, të ngritur dhe menaxhuar nga Ministria e Arsimit, përmes të ashtuquajturës Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).


Procesi i aplikimit ka ngjallur pakënaqësi dhe revoltë mes studentëve. Exit shpjegon më poshtë se pse.

  1. Shqetësimi me mosdaljen e të drejtës së studimit

Aplikimi për studimet universitare tani bëhet në rrjet, në një faqe të posaçme aplikimi në rrjet të ndërtuar nga QSHA. Në aplikim studentët hedhin të gjitha të dhënat e tyre, ndërsa sistemi ngarkon automatikisht rezultatet e tyre të shkollës së mesme.

Sistemi ofron automatikisht listën e të gjitha programeve studimore baçelor që ofrohen nga të gjitha universitetet publike dhe private në vend. Çdo aplikues zgjedh në sistem programin e studimit që dëshiron të studiojë, duke pasur të drejtën të zgjedhë deri në 10 programe.

Të gjitha programet e zgjedhura, pavarësisht degës apo universitetit që i ofron, konsiderohen preferenca të barabarta—pra, jo si më parë kur aplikuesi në formularin e aplikimit shprehte gjithashtu edhe preferencën e tij mbi programet e zgjedhura, pra tregonte në aplikim preferencën e parë, e dytë e me rradhë.

Sistemi i cakton të drejtat e studimit për çdo aplikues në dy faza.

Në fazën e parë, për çdo program përzgjidhen të gjithë studentët që në bazë të renditjes së pikëve plotësojnë numrin e vendeve që ka programi. Përzgjedhja për çdo program të çdo universiteti bëhet më vete dhe pavarësisht programeve të tjera të po atij universiteti apo universiteteve të tjera.

Kjo do të thotë që pas fazës së parë të përzgjedhjes, i njëjti student mund të fitojë të drejtën e studimit në më shumë se një program—teorikisht mund të fitojë të drejtën për të dhjeta programet që ka kërkuar në aplikim—dhe pastaj ai apo ajo duhet të zgjedhë se ku do të studiojë mes programeve që ka fituar.

Për ta ilustruar, le të marrim për lehtësi rastin e një maturanti të shkëlqyer, i cili le të themi se ka aplikuar në 10 programe të ndryshme në disa universitete. Le të supozojmë se në të gjitha këto programe, ai është renditur i pari mes të gjithë aplikantëve përkatës të programit.

Sistemi i tanishëm i jep atij të drejtën e studimit në të gjitha këto programe, pra në të dhjeta programet, si dhe dhe i bllokon të dhjeta vendet deri sa ai të vendosë cilin prej tyre do të zgjedhë.

Kjo do të thotë që për të gjithë studentët e tjerë që mbeten sistemi kërkon mes vendeve të tjera të lira, jashtë këtyre 10 vendeve që zuri maturanti i mësipërm.

Është e qartë, se kështu në fund të fazës së parë ka një situatë në dukje paradoksale: një numër i vogël studentësh—normalisht ata më të mirët—kanë “zënë” përkohësisht disa herë më shumë të drejta studimi se sa numri i tyre, normalisht në programet më të kërkuara. Teorikisht secili prej këtyre studentëve më të mirë mund të mbajë të bllokuara përkohësisht deri në 10 vende studimi, që mund të jenë në programet më të kërkuara.

Në përfundim të kësaj fazës së parë, studentët që u është ofruar më shumë se një e drejtë studimi duhet të zgjedhin një prej tyre, duke liruar kështu të gjitha të drejtat e tjera të bllokuara.

Në fazën e dytë, të drejtat e liruara, si më sipër, rishpërndahen sipas të njëjtave kritere si në fazën e parë mes të gjithë studentëve që nuk kanë fituar në fazën e parë apo që kërkojnë një mundësi më të mirë studimi se ajo që u është dhënë në fazën e parë.

Është e qartë se faza e parë nuk “kënaq” shumicën e aplikuesve të cilët “kënaqen” në fazën e dytë, gjithmonë duke konkurruar mes tyre për programet studimore.

Duke qenë se studentët kanë qenë të painformuar mbi këtë proces të ndërlikuar, ata që nuk kanë fituar në fazën e parë apo që nuk kanë fituar zgjedhjet më të preferuara në këtë fazë janë të alarmuar dhe kanë filluar të reagojnë.

  1.  Shqetësimi pse na kanë dalë vetëm privatët

Sistemi shtetëror i qendërzuar i aplikimit përfshin edhe universitetet private, të cilët janë trajtuar njësoj si shtetëroret.

Për pasojë, një pjesë e studentëve janë caktuar nga sistemi në programe studimi të universiteteve private. Ky numër studentësh është i lartë, pikërisht për shkak të faktit se studentët më të mirë, mbajnë të bllokuara disa herë më shumë të drejta studimi se sa do përdorin, shumica prej të cilave në universitete publike, të cilët vazhdojnë të mbeten më të preferuarit në vend.

Si rezultat, mund të ketë shumë studentë që mes zgjedhjeve të kërkuara të tyre në aplikim sistemi mund t’u ketë ofruar vetëm zgjedhjet në universitete private.

Për shembull, le të supozojmë se një student ka aplikuar në shtatë programe në universitet publik dhe në tre programe në universitete private. Është e mundur, për shembull, që sistemi atij t’i japë vetëm tre të drejta studimi, ato të tre programeve private.

Nëse ka ndodhur kjo, studentët mund ta përjetojnë si të padrejtë dhe si veprim i qëllimshëm i Ministrisë për të favorizuar privatët.

  1. Shqetësimi me kriteret e renditjes

Për konkurrimin për të drejtë studimi ka dy lloj kriteresh: kriteri i mesatares dysheme, poshtë së cilës qeveria nuk lejon vazhdimin e shkollës së lartë qoftë edhe në universitete, i cili vendoset me vendim qeverie; dhe kriteret specifike për çdo program të cilat i përcaktojnë në mënyrë të pavarur vetë universitetet, mes të cilave më të rëndësishmet janë nota mesatare në lëndë specifike që lidhen me fushën e kërkuar të studimit.

Fatkeqësisht, këto kritere janë vendosur para pak javësh, pra mbas përfundimit të studimeve të mesme nga të gjithë aplikantët. Kjo gjë ka bërë që gjatë tre vjetëve të shkollimit të mesëm, maturantët e sotëm kanë bërë zgjedhje që mund t’i “penalizojnë” sot për shkak të kritereve të sotme.

Le ta ilustrojmë me një shembull. Nxënësit e shkollave të mesme, krahas lëndëve të detyrueshme, kanë të drejtë të zgjedhin lënde me zgjedhje, mes të cilave matematikë e thelluar, letërsi e thelluar, kimi e thelluar, biologji e thelluar, etj.

Le të supozojmë se një student nuk ka zgjedhur të studiojë biologji të thelluar kur ka qenë në gjimnaz, por mbasi ka mbaruar maturën ka vendosur të studiojë për mjekësi. Nëse universiteti ka vendosur si kriter konkurrimi për mjekësi notën në lëndën e biologjisë së thelluar të cilën nxënësi nuk e ka zgjedhur dikur, atëherë ai është penalizuar për shkak të kësaj praktike arbitrare.

Përtej shqetësimeve të mësipërme, me siguri maturantët mund të kenë hasur problemet të natyrës teknologjike dhe teknike gjatë procesit të aplikimit, të cilat janë normale për një sistem që sapo është ndërtuar dhe zbatohet për herë të parë. Së fundmi, maturantët ndjehen të revoltuar me mungesën e informimit dhe instruktimit të tyre për një proces aplikimi i cili zbatohet për herë të parë dhe është krejtësisht i ndryshëm nga çdo sistem në të shkuarën.

Ndërsa Ministria e Arsimit ka bërë propagandë të vazhdueshme për shumë aspekte të punës së saj, ajo nuk ka ndërmarrë asnjë fushatë informimi publik për sistemin e ri të aplikimit.

Në mënyrë, ndoshta, domethënëse në faqen e Ministrisë së Arsimit në Facebook fotoja kryesore e faqes është ajo e kombëtares së futbollit, e cila doli e 18 nga 24 ekipe në kampionatin e futbollit në Francë, në qendër të së cilës është Presidenti i FSHF-së Armando Duka.

Ministria e Arsimit nuk ka asnjë lidhje me kombëtaren e futbollit, por prapë e ka parë të arsyeshme t’i bëjë reklamë asaj,ndërkohë që nuk informon nxënësit që e ka për detyrë./exit/

 

Etiketa: masmaturantetrevoltuar


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Video/ Bebe Rexha si motra e Era Istrefit

Bebe Rexha në 9 Shtator në Tiranë, ja rrugëtimi i shqiptares që preku majat

‘Tërbohet’ 55-vjeçari, godet me thikë të dashurin e vajzës dhe vëllanë e tij

Arrestohet 17 vjeçari shqiptar, goditi me thikë adoleshentin grek

Shqetësohet Kokëdhima, unë e di mirë se kush po më sulmon

Shqetësohet Kokëdhima, unë e di mirë se kush po më sulmon
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}