Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse e kanë të vështirë futbollistet femra nga Europa Lindore

2025/07/25 at 9:43 AM
në Bota, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pse e kanë të vështirë futbollistet femra nga Europa Lindore

Kampionati Europian i Futbollit për Femra po tërheq gjithnjë e më shumë shikues. Por vetëm një ekip nga Europa Lindore u kualifikua në “Euro 2025”. Pse futbolli për femra nuk gjen atë rezonancë si ai i meshkujve?


“Ky është më shumë se turné. Është lëvizje, si dhe përgjigje nga kudo nëpër Europë dhe përtej, që provon se futbolli i femrave do të vendosë standarde të reja”.  Këto ishin fjalët e Nadine Kessler, ish-lojtare gjermane e njohur ndërkombëtarisht, e cila këtë herë ishte drejtoreshë e futbollit të femrave në UEFA, gjatë “Euro 2025”.  Deklarata e saj nuk mund të kundërshtohet: UEFA tha se shiti më shumë bileta – që para nisjes së fazës së grupeve – se gjatë gjithë “Euro 2022”. Postimet në rrjetet sociale arritën në 55% dhe vlera e çmimit për fitueset është rritur me 156%, duke arritur shifrën e 41 milionë eurove.

Por edhe pse Polonia ia doli që të kualifikohej, lëvizja nuk ka përfshirë vende të tjera të Europës Lindore. Edhe pse fituan në ndeshjen finale brenda grupit kundër Danimarkës, Polonia doli nga faza e grupeve, ashtu siç ka ndodhur edhe me Ukrainën në vitin 2009 dhe pesë herë me Rusinë, që nga viti 1997 dhe deri në vitin 2022, kur u ndalua të marrë pjesë në garat e futbollit ndërkombëtar.

Ky është kontrast i fortë me futbollin e meshkujve, ku 11 nga 24 skuadrat e kualifikuara në Europianin e fundit për meshkuj që u organizua në Gjermani në vitin 2024, ishin nga Europa Lindore, pavarësisht se nuk patën rezultate të suksesshme. Kroacia ishte njëri prej ekipeve, i cili arriti deri në finalen e Kupës së Botës në vitin 2018 dhe katër vite më vonë shkoi deri në gjysmëfinale në Katar. Ekipi femëror i Kroacisë, nga ana tjetër, nuk ka mundur as t´i afrohet kualifikimet për ndonjë Europian apo Botëror.

Goran Ljubojevic, ish-trajner dhe tani drejtor sportiv i ekipit të femrave disa herë kampione, “ZNK Osijek” i tha DW se rajoni e ka nisur më vonë se të tjerët futbollin e femrave, rreth viteve ´90, dhe investimi ka qenë minimal. Por ai beson se edhe normat shoqërore e kanë penguar futbollin femëror.

“Lojë burrash”

“Problemi kulturor në vendet tona lidhet me faktin se njerëzit mendojnë se vajzat nuk duhet të luajnë futboll, se ato duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të jenë shtëpiake e gjëra të tilla” – i tha ai DW-së. Indeksi i Bashkimit European për Barazinë Gjinore, i publikuar në vitin 2024, e vërteton deri diku këtë, pasi shtetet lindore janë poshtë mesatares europiane. “Nuk e di nëse do të shohim ndonjëherë në Kroaci ndryshim të mentalitetit mashkullor, dhe nëse do ta pranojmë që futbolli i femrave të jetë në të njëtin nivel me atë të meshkujve, njësoj siç ndodh në Europën Perëndimore dhe Shtetet e bashkuara të Amerikës”.

Ljubojevic, i cili ka luajtur për “NK Osijek” dhe “Dinamo”-n e Zagrebit, thotë se stadiumet e tejmbushura dhe interesi gjithnjë e në rritje për turnétë e Europianit, kanë filluar të kenë ndikim në vendin e tij. “Njerëzit që ndoqën ndeshjet në kampioniatin Europian, panë stadiumet plot e përlot në Kupën e Botës në Australi dhe në Zelandën e Re në vitin 2023. Ata mbetën me gojë hapur dhe u habitën me interesin e madh që kishte për futbollin e vajzave. Dhe diçka ndryshoi në mendjet e tyre. Por megjithatë, infrastruktura nuk është ende ajo e duhura, në mënyrë që futbolli femëror të përmirësohet”.

Edhe pse janë më të suksesshmet në vendin e tyre, “ZNK Osijek” ndiqen nga shumë pak njerëz në stadium. Sipas Ljubojevic, talenti ekziston por mungon investimi për trajnerë, infrastrukturë dhe ka pagesa të pamjaftueshme për lojtaret, në mënyrë që ato të jenë profesioniste me kohë të plotë.

Buxhete në rritje

UEFA ka vënë në zbatim skema të reja në rajon gjatë viteve të fundit dhe ato kanë nisur të kenë ndikim, sipas profesorit Dariusz Wojtaszyn nga universiteti i Wroclaw në Poloni. “Gjatë viteve të fundit ka pasur shumë zhvillime pozitive. Ato janë nxitur nga nisma të UEFA-s dhe shoqatat vendase të futbollit, nisma të cilat edhe pse të ngadalta, kanë nisur të pranojnë potencialin e futbollit të vajzave” – tha për DW akademiku Wojtaszyn, i cili ka shkruar gjerësisht për futbollin e vajzave në Europën Lindore.

“Buxhetet në futbollin e vajzave janë rritur ndjeshëm (zakonisht më shumë se 100%) në të gjitha shtetet e Europës Lindore dhe Qendrore. Për këtë arsye, i shoh me shumë pozitivitet nismat e UEFA-s. Ato sjellin vërtet rezultate të prekshme”.

Përmes një përgjigjeje me shkrim, UEFA i tha Deutsche Welle-s se garat e rikonceptuara, përfshirë këtu “Ligën e Kampionëve” dhe “Ligën e Europës”, “kanë mundësuar që të gjitha garat dhe finalet të mbeten të hapura dhe të arritshme për klubet dhe ekipet e të gjitha shoqatave. Gjatë kësaj periudhe kemi parë performanca mbresëlënëse nga klubet e Europës Lindore në nivel klubesh dhe nivel kombëtar, edhe tek ekipet e të rinjve. Do të vijojmë bashkëpunimin me shoqatat përkatëse, me qëllim përmirësimin e performancës dhe zhvillimin e futbollit në nivel pan-Europian”.

Histori dhe politikë

Por Wojtaszyn mendon se politika rajonale ka qenë penguese. Edhe pse sistemet komuniste që qeverisën shumë nga këto vende deri në vitet 1990 vetëdeklaroheshin se respektonin barazinë gjinore, ato në fakt prodhuan “një model patriarkal të familjes dhe marrëdhenie shoqërore tradicionale, të cilat kufizuan mundësitë e emancipimit të grave” – argumenton akademiku. Rënia e komunizmit rrënjosi më pas probleme edhe më të mëdha. “Rënia e sistemit shtetëror të sponsorizimit që ka ekzistuar në dekadat e mëparshme, shkaktoi probleme ekonomike domethënëse për klubet e futbollit. Në kushte të tilla, futbolli i vajzave, i cili po ngjallte gjithnjë e më pak interes, e pati ekstremisht të vështirë të gjente sponsor në tregun e lirë, ku konkurrenca mashkullore ishte e madhe. Prandaj, ekipet filluan të vuanin financiarisht, grumbullimet u bënë gjithnjë e më të vështira dhe lojtaret femrat nisën të luanin sporte amatore”– thotë ai.

Në kohët më të vona, shton ai, rritja e partive të ekstremit të djathtë, në shtete si Rumania, Polonia, Sllovakia dhe Hungaria – dhe ringjallja e vlerave “tradicionale” që pasuan këtë rritje – e shndërruan futbollin profesionist në propozim jo-tërheqës për shumë gra. Edhe pse lojtareve të tij u duhet të bëjnë edhe punë të tjera për të siguruar jetesën, Ljubojevic ka shpresa të mëdha për të ardhmen, edhe pse është i bindur se nevojitet shumë investim dhe shkollim.

Shembuj frymëzues

“Kemi një numër shumë të madh talentesh, po aq sa kemi edhe në futbollin e meshkujve, por askush nuk i ka trajnuar ato siç duhet” – shprehet ai. “Do të jetë shumë herë më mirë në vitet e ardhshme. Po ju them se kemi talente fantastike, lojtare fantastike dhe ne (ZNK Osijek) po punojmë tashmë në nivele shumë të larta”.

Polonia parashikon rritje pjesëmarrjeje nga fushatat që ka ndërmarrë në kuadër të kampionit European. Trajnerja Nina Patalon parashikon rritje nga 30 mijë në 300 mijë lojtare femra në vendin e saj.

Ljubojevic mendon se Kroacisë dhe mbase edhe vendeve të tjera të rajonit u nevojitet diçka e ngjashme që të rrisin numrin e vajzave në futboll.  Edhe pse Polonia nuk ia doli të shkojë më tutje në kampionatin e këtij viti, dhe asnjë shtet Europiano-lindor nuk ka aplikuar për vitin 2029, ai do të donte ta shihte Kroacinë si vendin e parë në rajon që mirëpret një turné të futbollit të vajzave. “Po, mund t´ia dalim mbanë. Por duhet ta marrim seriozisht. Federata, shteti, të gjithë. Duhen investuar kohë dhe pará. Futbolli femëror është vala e re që po vjen dhe ne duhet të notojmë. Por ende s´jemi duke notuar”. DW

 

 

 



Ju sugjerojmë

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
Aktualitet

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

10 Korrik, 2026 8:28 pm
Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Para
Aeroporti i Mynihut do të ketë terminal dëbimi

Aeroporti i Mynihut do të ketë terminal dëbimi

Afati i fundit 31 korriku/Rama:Çlirim i buzërrugëve kombëtare nga rraqet e bizneseve

Afati i fundit 31 korriku/Rama:Çlirim i buzërrugëve kombëtare nga rraqet e bizneseve

Nga dhuna seksuale te rrëmbimi i personit/Kapet në Cërrik i kërkuari ndërkombëtar

Nga dhuna seksuale te rrëmbimi i personit/Kapet në Cërrik i kërkuari ndërkombëtar
















TE FUNDIT

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vlerësimet negative (review) të publikuara në profilet e disa bizneseve shqiptare në Google,...

Lexo më shumë

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më 14 korrik, në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku...

Lexo më shumë

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
10 Korrik, 2026

Prej 41 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Edhe...

Lexo më shumë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
10 Korrik, 2026

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke vënë në shënjestër rafineri nafte dhe objekte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}