Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse disa njerëz nuk mund të mësojnë gjuhë të huaja?

2023/01/24 at 5:32 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse disa njerëz nuk mund të mësojnë gjuhë të huaja?

Nevoja për të mësuar një apo më shumë gjuhë të huaja çdo herë e më tepër po rritet. Në kohën të cilën po jetojmë të gjithë jemi dëshmitar të dukurisë së lëvizjes së njerëzve nëpër vende të ndryshme të botës. Por për disa njerëz të mësuarit e gjuhëve është pothuajse e pa mundur.

Disleksia është një gjendje e padukshme që shpesh mund të shihet gabimisht si mosdashje, indiferencë, paaftësi dhe marrëzi.

Çrregullimi specifik i zhvillimit të aftësive skolastike është kategori diagnostike në të cilën përfshihen ndër të tjera edhe problemet e të mësuarit gjuhësor. Në këtë kategori devijimet e modeleve normale të përvetësimit të aftësive paraqesin shqetësim që nga fazat e hershme të zhvillimit. Kjo nuk është thjesht pasojë e mungesës së mundësisë për të mësuar, nuk është rezultat i prapambetjes mendore dhe nuk është për shkak të ndonjë forme të traumës së trurit ose sëmundjes së fituar. Megjithatë kjo problematik është hasur gjatë prodecit edukativo -arsimor madje përcillet edhe në moshën e rritur.

Janë bërë studime kërkimore mbi bazën e nevojës për të identifikuar karakteristikat specifike dhe përhapjen e këtij fenomenit. Disa shtete kanë publikuar statistika ku vlerësohet se nga 3 deri në 8% e popullsisë vuajnë një formë të çrregullimit të të mësuarit. Vlen të theksohet se prej tyre 2 nga 3 nuk identifikohen gjatë shkollimit të detyrueshëm (Norina 2011).

Në fund të viteve 1960, Dr. Kenneth Dinklage i Universitetit të Harvardit u detyrua të zbulonte pse disa nga studentët më të dalluar dhe më të mirë të Harvardit dështonin në orët e tyre të gjuhës. Ai shpejt e hodhi poshtë idenë e mungesën e përpjekjes, duke parë që shumica e këtyre studentëve po vijonin me sukses lëndë të tjera, ndërsa nuk arrinin rezualtete duke i kushtuar kohë dhe përpjekje të jashtëzakonshme klasave të tyre të gjuhës.

Në mënyrë të ngjashme, mungesa e motivimit nuk ishte shkak, pasi këta studentë nuk mund të diplomoheshin pa përfunduar kërkesat e tyre gjuhësore. Sa i përket ankthit, ai e kuptoi se ankthi rritej si rezultat i pa aftësisë për të kaluar klasat e tyre të gjuhës, ai mendoi se ankthi fillimisht nuk kishte luajtur një rol në dështimin e tyre…

Me qëllim të dokumentimit janë përpiluar teste apo metoda specifike hulumtuese që do të dokumentonin paaftësinë në të mësuarit e gjuhëve të huaja. Gjetjet të tregojnë për deficite që shoqërohen me probleme të të mësuarit e gjuhës së huaj.

Dokumentimi ka qëllim identifikimin e deficiteve specifike për të zhvilluar kurse speciale me ligjërues të trajnuar veçanërisht për këtë kategori. Kështu, ne duhet të përballemi me një situatë që kërkon mjete dhe modalitete të diagnozës që mund t’i përgjigjen një nevoje për njohuri, jo vetëm të studentëve, por gjithashtu edhe të rriturve mbi 18 vjeç të pa diagnostikuar më parë, të cilët nuk mund të vlerësohen më nga psikologët dhe neuropsikiarit e fëmijëve.

Edhe pse me një vonesë të konsiderueshme krahasuar me kontekstin linguistik tashmë po zhvillohet një qasje e re e cila do të merret veçanërisht me temën e paaftësisë në të mësuarit në moshën e rritur. Ndërsa është një lajm i mirë që shkaku kryesor i problemeve me mësimin e gjuhës së huaj është identifikuar paraprakisht dhe se janë gjetur mënyra për t’i mësuar studentët me paaftësi në të mësuarit e gjuhëve të huaja, dy probleme kryesore mbeten. E para është se është relativisht e rrallë që një shkollë mund, ose më e rëndësishmja, të jetë e gatshme të kushtojë një seksion ose klasë të tërë të gjuhëve të huaja studentëve me paaftësi në të mësuarit e gjuhëve të huaja. E dyta është se gjetja e mësuesve të trajnuar për të dhënë gjuhë të huaj për studentët me paaftësi në të mësuarit e gjuhëve të huaja është edhe më e rrallë.

Ju sugjerojmë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje
Rajoni

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje

5 Korrik, 2025 6:45 pm
Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…
Aktualitet

Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…

5 Korrik, 2025 6:22 pm
Para
COVID-19 në Shqipëri/ 216 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete

Covid-19 në Shqipëri/ 12 raste të reja, asnjë humbje jete

U tërhoq nga futbolli, Gareth Bale njofton pjesëmarrjen në turneun e golfit

U tërhoq nga futbolli, Gareth Bale njofton pjesëmarrjen në turneun e golfit

Greqi/ Kapet me mbi 1 kg kokainë, përfundon në pranga shqiptari

Greqi/ Kapet me mbi 1 kg kokainë, përfundon në pranga shqiptari

TE FUNDIT

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
5 Korrik, 2025

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe të shtunën, me gjithë aktgjykimin e gjykatës...

Lexo më shumë

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
5 Korrik, 2025

Gazetari Ihar Karnei ishte me humor të mirë atë mëngjes të së hënës, dy vjet më parë, kur u nis...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com