Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PS marrëveshje me PD që drejtohet nga Berisha, Basha: Pazare për të mbajtur peng Shqipërinë

2024/03/17 at 2:27 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PS marrëveshje me PD që drejtohet nga Berisha, Basha: Pazare për të mbajtur peng Shqipërinë

Pazar politik i cilëson Lulzim Basha marrëveshjen mes PS dhe PD që drejtohet nga Sali Berisha për ngritjen e dy komisioneve hetimore dhe ngritjen e një platforme nga komisioni i Ligjeve ku palët do të diskutojnë për të gjetur konsensusin për ato ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar votash në Parlament.


Nga Berati, Basha iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama që akuzat e mëparshme të tij i cilësoi broçkulla.

Basha thotë se nëpërmjet këtyre pazareve, Rama dhe Berisha mbajnë peng Shqipërinë. Deri para se të nisnin negociatat mes Gazment Bardhit dhe Bledi Çuçit, ishte Basha i cili po bashkëpunonte me PS në komisionin e reformës zgjedhore, ndërsa ishte gati të bashkonte edhe votat për amnisitin penale.

Për këtë fundit nuk i dha votat në parlament pasi kërkoi heqjen e amendamentit të dorëzuar nga grupi Parlamentar i PD, ose siç u njoh ndryshe amendamenti “Nallabti”.

‘Nuk është marrëveshje për anëtarësimin në BE, por është pazar i pastër mes rrangalleve të vjetra të tranzicionit, që duan të mbajnë peng Shqipërinë, duke ruajtur monopolin e sistemit, sepse vetëm ashtu mund të mbajnë njëri-tjetrin, sipas lojës 35-vjeçare, që i yti mishin të ha, por kockën ta ruan.

Sot nuk ka shqiptar që beson përrallat e Edi Ramës, i cili një ditë i quan idiotë ata që akuzojnë se po bën pazar, ndërsa të nesërmen vetë zyrtarizon pazarin me Sali Berishën, të cilin, kur s’i duhet e quan “Non grata”, ndërsa kur i hyn në punë, e quan partner për jetën parlamentare.

Pazari për të mbrojtur plaçkën e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, është i qartë, por përveç kësaj, së bashku ata duan edhe të zhbëjnë ligjin e dekriminalizimit, duke i hapur rrugë personave me precedentë penal dhe zyrtarëve të dënuar për korrupsion, që të kenë mundësi të kandidojnë në zgjedhjet e radhës. Edi Rama ka treguar se pa bashkëpunim me krimin e organizuar nuk mund të fitojë dot. 

Ashtu sikurse të dy janë të interesuar për t’i bërë presion drejtësisë së re, e cila ka premtuar se nuk do të kursejë askënd, pavarësisht hierarkisë apo pozicionit të lartë shtetëror.

Partia Demokratike është e vendosur për një koalicion të gjerë me qytetarët dhe me të gjithë faktorët politikë që duan një Shqipëri të njerëzve dhe për njerëzit kundër kastës së vjetër 35-vjeçare të dinosaurëve të korrupsionit.’- shkruan Basha.



Ju sugjerojmë

Jet ski përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, humb jetën 22-vjeçari
Kronikë

Jet ski përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, humb jetën 22-vjeçari

16 Qershor, 2026 10:08 am
Hungari, asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 2 mandate
Bota

Hungari, asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 2 mandate

16 Qershor, 2026 8:58 am
Prostuticion në Fier, arrestohen dy kolumbiane
Kronikë

Prostuticion në Fier, arrestohen dy kolumbiane

16 Qershor, 2026 8:56 am
Presidenti i Iranit: Marrëveshja përfundimtare me SHBA nuk është arritur ende
Bota

Presidenti i Iranit: Marrëveshja përfundimtare me SHBA nuk është arritur ende

16 Qershor, 2026 8:54 am
Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe
Aktualitet

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe

16 Qershor, 2026 8:50 am
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

16 Qershor, 2026 8:49 am
Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA dhe Iranit
Bota

Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA dhe Iranit

16 Qershor, 2026 8:48 am
Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
Aktualitet

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

15 Qershor, 2026 10:38 pm
Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
Aktualitet

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

15 Qershor, 2026 8:08 pm
Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
Bota

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

15 Qershor, 2026 7:47 pm
Para
Netanyahu u përgjigjet kritikëve: Aleatët tanë kanë kujtesë të dobët për sulmin e 7 tetorit

Netanyahu u përgjigjet kritikëve: Aleatët tanë kanë kujtesë të dobët për sulmin e 7 tetorit

Hartohen ndryshime në ligjin e Policisë së Shtetit

Hartohen ndryshime në ligjin e Policisë së Shtetit

“Fillon nga sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit”, PS mban në maj zgjedhje të përgjithshme

"Fillon nga sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit", PS mban në maj zgjedhje të përgjithshme
















TE FUNDIT

Jet ski përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, humb jetën 22-vjeçari

Jet ski përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, humb jetën 22-vjeçari
16 Qershor, 2026

Ky është momenti i përplasjes me jet ski të një të riu në Ksamil, në një aksident tragjik ku 22-vjeçari...

Lexo më shumë

Hungari, asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 2 mandate

Hungari, asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 2 mandate
16 Qershor, 2026

Parlamenti i Hungarisë miratoi dje një amendament kushtetues që u lejon kryeministrave të shërbejnë për një maksimum prej tetë vjetësh, duke...

Lexo më shumë

Prostuticion në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Prostuticion në Fier, arrestohen dy kolumbiane
16 Qershor, 2026

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier ka finalizuar operacionin e tretë kundër prostitucionit, duke arrestuar dy shtetase nga...

Lexo më shumë

Presidenti i Iranit: Marrëveshja përfundimtare me SHBA nuk është arritur ende

Presidenti i Iranit: Marrëveshja përfundimtare me SHBA nuk është arritur ende
16 Qershor, 2026

Një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës nuk është arritur ende, tha presidenti iranian – pavarësisht se Donald Trump...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}