Kryesore

PS gati të ndez “motorët” për zgjedhjet lokale, Gjiknuri tregon se kur do mbahen



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:17 - 20/07/22 |
Opi Nion

Duke vlerësuar PS si partia që ka kontribuar më shumë gjatë viteve për integrimin e Shqipërisë në BE, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri iu kërkoi drejtuesve të degëve të partisë që të nisin punën për zgjedhjet lokale që mbahen në vitin 2023.

Në një kohë që PD, kundërshtarja më e madhe politike e PS ende nuk ka gjetur gjuhën e bashkimit, Gjiknuri është shprehur se PS duhet të fillojë riorganizimin e  strukturave duhet të fillojë pasi zgjedhjet mbahen në muajin prill të vitit të ardhshëm.

 “Partinë Socialiste e presin sfida të mëdha. Jo vetëm sepse jemi në mandatin e tretë dhe mandati i tretë ka sfidat e tij dhe këtu duhet të jemi të gjithë dakord, por sepse Partia Socialiste duhet të jetë një organizatë që gjithmonë rigjenerohet, vetë-organizohet shpesh dhe vetë-kritikohet gjithmonë me qëllimin për të bërë më të mirën. Zgjedhjet vendore do të jenë në muajin prill kështu që nga shtatori do fillojmë punën e përgatitjeve elektorale ku jam i bindur që ne do të dalim përsëri fitues ashtu siç e kemi traditë gjithë këto vite”, tha Gjiknuri.

Pas