Këtë të mërkurë është mbledhur Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale. Në mbledhjen e sotme, dy bashkëkryetaret Anilaj Denaj dhe Dhurata Çupi kanë zbuluar ekspertët e komisionit.
PS ka propozuar Adelina Farrici dhe Artan Shkëmbi ndërsa nga Partia Demokratike, Agron Haxhimali dhe Roland Bejko.
Ndër të tjera deputetja Çupi tha: “Në cilësinë e bashkëkryetare propozoj të thirren organizatat, institucionet dhe ekspertët. Nga institucnet KLSH, departamentin e auditit të performancës dhe bashkia Shkodër. Po ashtu ajo propozxoi të thirren Artan Hoxha, Artan Fuga, Romeo Gurakuqi, Mateo Spaho, Elvis Iljazaj, Agron Kapllanaj, Ilir Kalemaj.
Pjesë nga diskutimi:
Anila Denaj: Javën që vjen nëse biem dakord të zhvillojmë të paktën tre apo katër dëgjesa në ditë.
Xhelal Mziu: Do të kisha propozim ekstra. Ngul këmbë që komisioni i reformës territorial duhet të gjejë modalitetin me Kosovë, Malin e zi dhe RMV, s’po them të vijnë këtu dhe të dëshmojnë, por ky Komision të ndërmarrë një tur të shpejtë në këto tre vende, për të parë risitë e tyre në raport me ne . Që të mos shkojmë tek shpikja e rrotës por të bëjmë implementimin e standardeve që kanë evoluar. Po ashtu propozoj që Kongresi i Autoriteteve Lokale Europian që është aktor i rëndësishëm, unë do të propozoj që të gjendet mundësia e komunikimit dhe e shkuarjes për të marrë disa direktiva që aktualisht më shumë se ato askush nuk është i specializuar, dhe besoj se do të ndikojë në këtë drejtim. Pra në këtë mënyrë është mirë të bëjmë edhe një alternim për propozimet. Lidhur me Kosovën, RMV ose Malin e Zi, ose duhet të shkojnë ekspertët, por këtë nuk duhet ta neglizhojmë. Kemi një model që në disa aspekte janë përpara nesh. Në raport me Kongresin e Autoriteteve Vendore, mundet që katër përfaqësuesit të shkojnë për të marrë orientimet e mjaftueshme që besoj se do të kontribuojnë.