Kronikë

Pastronte paratë e një mafiozi italian, vihet në hetim durrsaku



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:07 - 29/06/22 |
Opi Nion

Prokuroria e Durrësit ka marrë të pandehur biznesmenin Shaban Hersin për pastrim parash. Kjo sepse sipas hetimeve të bëra që nga viti 2017, ai ka pastuar paratë e një shtetasi italian i cili dyshohet se ka lidhje me mafien.

Në një njoftim për mediat prokuroria bën me dije se nga verifikimet ka rezultuar se në llogarinë e bizenesmenit janë bërë transaksione të dyshimta.

Për 6 ditë në gusht 2017 Shaban Hersit iu hodhën rreth 150 mijë euro nga një shoqëri italiane.

“Më datë 15.08.2017, ka përfituar një transfertë në vlerën 48.900 EUR nga një shoqëri italiane “me përshkrimin “invoice nr. 520 dt. 31.07.2017”. Më datë 18.08.2017, ka tërhequr 35.000 EUR, me përshkrim “për biznesin”. Më datë 21.08.2017, kanë mbërritur edhe dy transferta të tjera nga i njëjti urdhërues italian “në vlera përkatësisht 47.250 EUR dhe 48.900 EUR, me përshkrime përkatësisht “invoice nr. 532 dt.11.08.2017” dhe “invoice nr. 520 dt. 31.07.2017”-njofton prokuroria.

Fillimisht ai deklaron si para të cilat kishin ardhur si pjesë e kolektoreve për energjinë diellore efikase për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar, e më pas duke qenë se nuk i justifikonte dot, ka deklaruar se ka marrë edhe nga qiraja e një vreshti dhe një ullishte, me një qira tepër të lartë 150 000 Euro/vit për 4000 m2 tokë bujqësore. Në këto kushte, ai deklaron se ka pasur një gabim duke thënë se transfertat kanë ardhur gabimisht në llogari të shoqërisë pasi duhet të vijnë në llogarinë personale (pagesë qiraje).

Per faktet e mesiperme eshte urdheruar bllokimi i llogarisë bankare,  në emër të shtetasit Shaban Hersi per nje periudhe prej 72 oresh.

Këtë vendim ai e ka apeluar dhe në provat që ka sjellë ka qenë edhe një kontratë qiraje me shoqërinë italiane me administrator G.G. lindur në Sambiase, Itali.

Me tej prokuroria ka vendosur sekuestrimin e shumave te depozituara ne llogarine bankare te subjekteve te mesiperm, ku eshte sekuestruar shuma 110.072 euro dhe 600.22 leke.

Në vijim të hetimeve Prokuroria prane Gjykates se shkalles se pare Durres, u ka derguar leterporosi per ndihme juridike autoriteteve gjyqësore kompetente të Republikes se Italise ku ka kërkuar informacion për shtetasin italian G.G që ka depozituar paratë në llogarinë e biznesmenit shqiptar.

Nga hetimet rezultoi se G.G si dhe shtetasi A.Sh janë persona të dyshuar për aktivitete kriminale në fushën bashkëpunimit të jashtëm në shoqatë mafioze, krime në fushën e financave si dhe me tendencën e trafikimit të lëndëve narkotike, aktivitete këto të cilat gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme kriminale. Këta shtetas dyshohet se të paktën kishin në dispozicion një shumë prej 600.000 euro, si të ardhura nga aktiviteti kriminal. Për ketë qellim Shaban Hersi, ka marrë përsipër që ketë shumë parash ta transferojë nga Italia në Shqipëri, duke e paraqitur sikur kjo është pjese e investimit që do të kryeje shoqëria italiane me administrator G.G.. Prokuroria thekson se kjo kompani italiane, në realitet nuk kishte lidhje me këtë person, por i përket shtetasit italian N. L. S. R., të cilët i cili nuk kishin asnjë lloj dijenie në lidhje me këtë kontratë.

Pas