Sport

Provat e Formula 1 ndërpriten nga kapaku i një pusete


               Publikuar në : 14:23 - 26/04/19 |
el ida

Çmimi i Madh i Azerbajxhanit në Formula Një, nisi krejt ndryshe nga sa ishte parashikuar, pasi provat e lira në Baku u ndërprenë për arsye sigurie, vetëm pas sesionit të parë, për një arsye sa qesharake, aq edhe të paprecedentë.

Video virale tregon sesi makina Williams e Xhorxh Russell u shkatërrua në pjesën e poshtme, pasi kapaku i një pusete në pistë doli nga vendi.

Makina e garave la mbetje dhe vaj në asfalt, ndërkaq drejtuesit e garës vendosën të ndërprisnin provat dhe të kontrollonin në mënyrë të imtësishme të gjithë sipërfaqen e pistës./Opinion.al

 

Pas