-Teknologji

Prova konkrete se aplikacioni i famshëm mbikqyret: Ne flasim, ata shikojnë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:46 - 08/05/20 |
el ida

WeChat, aplikacion i famshëm kinez, i ngjashëm me Whatsapp, po monitoron sistematikisht përmbajtjen e dërguar nga përdoruesit ndërkombëtarë, për të krijuar algoritmet e saj të censurimit.

Studimi i ri në Citizen Lab, një laborator kërkimor akademik në Universitetin e Torontos, përcakton që WeChati ruan imazhe dhe dokumente, të ndara nga llogaritë e regjistruara jashtë Kinës, pastaj shtojnë nënshkrimin digjital ose ‘hash’, tek çdo skedar që konsiderohet i ndjeshëm. Këto skedarë nuk mund të dërgohen ose pranohen nga përdoruesit e regjistruar në Kinë.

Studime të shumta kanë identifikuar përdorimin e mjeteve të censurimit në WeChat për përdoruesit kinezë, por ky hulumtim ofron prova për herë të parë që përdoruesit e regjistruar jashtë Kine gjithashtu përfshihen në sistemin e mbikëqyrjes.

Në fillim të këtij viti, Citizen Lab gjeti prova që weChat renditi më shumë se 500 kombinime të fjalëve që lidhen me shpërthimin e koronavirusit që nga fillimi i janarit, përfshirë tekstet që i referoheshin doktor Li Wenliang, doktori që shprehu publikisht shqetësimet rreth virusit në Wuhan.

Botuar të enjten në një raport të quajtur ‘Ne flasim, ata shikojnë’, gjetjet e Citizen Lab ka të ngjarë të shtojnë shqetësimet ekzistuese, veçanërisht në Uashington, në lidhje me sigurinë e të dhënave dhe shtrirjen ndërkombëtare të sistemeve të kontrollit të informacionit, të përdorura nga kompanitë e teknologjisë kineze.

Po ashtu, gazeta e drejtuar nga shteti, China Daily ka filluar të censurojë opinionet e ambasadorëve të Bashkimit Europian. Kina ka censuruar një opinion në gazetën shtetërore më bashkëautorë të gjithë ambasadorët e Bashkimit Europian në Pekin, duke hequr një pjesë që ka shprehur Kinën si origjinën e koronavirusit, konfirmoi BE të mërkurën./Opinion.al

Pas