Aktualitet

Protestuesit: Rama ka kohë deri të hënën për të shkarkuar Nanon dhe ministrat



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:38 - 04/08/22 |
Opi Nion

Me thirrjet “Presidenti kukull” protestuesit i janë drejtuar Presidencës ku qendron Bajram Begaj.

Qytetarët protestuan fillimisht para Ministrisë së Brendshme shkuan në Kryeministrisë ku ndezën qirinj në kujtim të 7-vjeçares që u vra në Potam të Himarës pasi u përplas nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Qytetarët i kërkuan kryeministrit Rama që të shkarkojë deri të hënën ministrat Çuçi, Kumbaro dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Protestuesit paralajmëruan se nëse Rama nuk zbaton ultimatumin e tyre, nuk do i ndalin protestat.

“Të dashur qytetarë kemi një ultimatum për Kryeministrin nëse deri të hënën nuk shkarkon përgjegjësit e vrasjes së Jonadës, Çuçin, Kumbaron drejtorin e policisë do të vijojmë me protesta të pandalshme. Vrasja e Jonadës nuk mbyllet këtu, do të kërkojmë drejtësinë deri në fund”, thanë protestuesit.

Pas