Aktualitet

Proteston para ministrisë, qytetari: Shteti ka rënë, shpif për Berishën dhe Metën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:26 - 04/08/22 |
Opi Nion

Qytetarë po protestojnë para ministrisë së Brendshme pas ngjarjes së rëndë, ku një vajzë 7 vjeçe u përplas nga një skaf që drejtohej nga Arjan Tase në plazhin e Potamit në Himarë.

Qytetarët kanë kërkojnë përveç dënimit maksimal për autorin e ngjarjes dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe asaj të Turizmit, Mirela Kumbaro.

Por ka dhe nga ata qytetarët të cilët teksa shprehin pasiguri në vendin tonë, janë irrituar me qeverinë edhe pse kanë hedhur akuza ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha dhe kryetarit të PL, Ilir Meta.

Pjesë nga fjala e qytetarëve

Qytetare 1: Pasiguria që kemi në jetën e përditshme. Kudo që të shkosh je i pasigurt. E ndiej shumë dhimbjen e familjes, i shpreh ngushëllime familjes. Ftoj të gjithë të dalin në protestë deri në dorëheqjen e dy ministrave. Unë mendoj se ata nuk kanë ndërgjegje dhe nuk ndiejnë asgjë. Çdo njëri që ka ndjenja duhet të ikë vetë, nuk ka asnjë lloj justifikimi.

Qytetari 2: Kam letra italiane, s’do doja t’i kisha. Është turp të them që nuk jam shqiptar. Shqiptar jam, shqiptar do vdes. Poshtë Edi Rama, poshtë ai zagar. Jemi të indinjuar. Këtu nuk japin asnjë dorëheqje, dalin e thonë ndodhin kudo në botë. Është turp. Poshtë qeveria, qeveri vrasëse.

Qytetar 3: Shteti ka rënë, rrugaç. Shkon bën aludime për Ilir Metën e Sali Berishën, i kanë kaluar të gjitha fazat. Nime i nxori spiunë. Nuk ka siguri.

Pas