Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protestat/ Shefi i Pentagonit sfidon Trump për përdorimin e forcave

2020/06/04 at 3:26 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Protestat/ Shefi i Pentagonit sfidon Trump për përdorimin e forcave

Ndërkohë që vazhdojnë protestat në qytetet kryesore amerikane, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha mbrëmë se nuk mbështet përdorimin e forcave aktive ushtarake për të penguar protestuesit.


Kjo deklaratë e vë Shefin e Pentagonit në kundërthënie me Presidentin Trump, i cili ka kërcënuar se do të dërgojë trupa për të shtypur protestat që vazhdojnë prej një jave, të nxitura nga vdekja e një afrikano-amerikani gjatë arrestimit nga një polic i bardhë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara njofton:

Protestat, në pjesën më të madhe paqësore, vazhduan mbrëmë në qytetet kryesore amerikane ku dhjetëra mijëra vetë nuk përfillën urdhrat për ndalim-qarkullim dhe rrezikun nga koronavirusi, për të shprehur revoltim për racizmin dhe dhunën policore.

Në fillim të javës, Presidenti Trumë kërcënoi se do të përdorte një ligj që i jep atij mundësinë të autorizojë dërgimin e forcave aktive ushtarake për të shtypur protestat, pa parapëlqimin e guvernatorëve.

Në sfidë ndaj kërcënimit të presidentit, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha se forcat aktive ushtarake duhet të përdoren vetëm në rastet më urgjente dhe ekstreme:

“Nuk jemi aktualisht në një nga këto situata. Nuk mbështes aktivizimin e Ligjit të Kryengritjes,” tha zoti Eper.

Të mërkurën në mëngjes, Sekretari Esper u dha urdhër 200 ushtarëve në shërbim aktiv të ktheheshin në bazë pas dy ditë demonstratash paqësore në Uashington, por e anuloi vendimin brenda pak orësh pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë.

Sekretari Esper po ashtu u distancua nga vizita e Presidentit Trump në një kishë pranë Shtëpisë së Bardhë, ku ai pozoi për gazetarët me biblën në dorë. Fotografia nxiti revoltim dhe kritika të forta, pasi policia përdori gazën lotsjellës dhe granata zhurmuese për shpërndarjen e turmës. Ky akt dhe reagimi ndaj protestave kanë dëmtuar popullaritetin e presidentit.

“Jemi në mes të protestave më të ndezura që kemi parë që në vitet 1960. Kjo nuk është atmosferë e mirë për një president që po konkurron për rizgjedhje. Do t’i duhet të bëjë shumë gjëra që të rikthejë normalitetin, pasi për momentin nuk është në avantazh,” thotë Larry Sabato i Universitetit të Virxhinias.

Trazirat filluan pas vdekjes së George Floyd, një afrikano-amerikan i cili vdiq pasi një polic i bardhë e mbajti me gjurin në qafë për më shumë se 8 minuta.

Ish-presidentët amerikanë që janë gjallë sot, përfshirë Jimmy Carter, George W Bush dhe Bill Clinton kanë dënuar aktet që çuan në këtë vdekje.

Në një diskutim të hapur të zhvilluar online, ish-presidenti Barak Obama u bëri thirrje kryebashkiakëve të rishikojnë përdorimin e forcës në qytetet që drejtojnë:

“Kur shikon protestat sot, ato përfaqësojnë një përzgjedhje demografike shumë më të gjerë të Amerikës që e ndjeu të nevojshme të bënte diçka si rezultat i padrejtësive që janë vërejtur,” tha ish-presidenti Obama.

Protestat kanë hedhur dritë mbi një sistem padrejtësish racore në këtë vend.

“Revoltimi lidhet me kushtet e strehimit, me mundësinë për punësim, me gjendjen në shkollat publike, me ritmet e burgosjes. Nuk ka të bëjë vetëm me reagimin e policisë. Gjithë këta njerëz kanë dalë sot sepse ka diçka rrënjësisht problematike, jofunksionale në këtë sistem për sa u përket miliona amerikanëve,” thotë Peniel Joseph me Universitetin e Teksasit.

Polici që mbajti të mbërthyer me gjurin tek qafa afrikano-amerikanin George Floyd është akuzuar tani me vrasje me dashje të gradës së dytë, që përkufizohet si vrasje e qëllimtë por pa paramendim. Tre oficerët e tjerë që qëndruan pasivë në skenën e ngjarjes janë akuzuar për ndihmë dhe mbështetje të një vrasjeje të qëllimtë./ VOA



Ju sugjerojmë

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
-U tha në Opinion

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

14 Janar, 2026 11:32 pm
“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
-U tha në Opinion

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

14 Janar, 2026 11:29 pm
Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë
Bota

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

14 Janar, 2026 10:35 pm
SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë
Bota

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

14 Janar, 2026 10:13 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Kryesore

Rama mbledh këtë të premte edhe Grupin Parlamentar të PS

14 Janar, 2026 9:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Vrasjet në Iran po ndalen, nuk ka plane për ekzekutime

14 Janar, 2026 9:27 pm
Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit
Aktualitet

Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit

14 Janar, 2026 8:37 pm
Gjermania po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në Groenlandë
Bota

Gjermania po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në Groenlandë

14 Janar, 2026 8:29 pm
“Këtë herë plumbi do godasë shënjestrën”, televizioni iranian sulmon Trump
Bota

“Këtë herë plumbi do godasë shënjestrën”, televizioni iranian sulmon Trump

14 Janar, 2026 8:21 pm
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko akuzohet për ryshfet
Bota

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko akuzohet për ryshfet

14 Janar, 2026 7:35 pm
Para
Opinion/ Udhëtim, Lumi i Shalës-Valbonë-Theth

Opinion/ Udhëtim, Lumi i Shalës-Valbonë-Theth

Turqia lë pas pandeminë, do rinisë fluturimet me 40 vende

Turqia lë pas pandeminë, do rinisë fluturimet me 40 vende

Ja aktivitetet që hapen dhe ato që mbeten të mbyllura pas 1 Qershorit

Qytetarët të marrin masat, Tirana pa ujë gjatë fundjavës
















TE FUNDIT

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
14 Janar, 2026

Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj është bërë jo pak qendër e vëmendjes për historitë e saj personale. E...

Lexo më shumë

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
14 Janar, 2026

Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi në “Opinion” një episod të çuditshëm, por dhe qesharak, me gjuhën e urrejtjes në rrjetet...

Lexo më shumë

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë
14 Janar, 2026

Zëvëndëskryetari i Këshillit rus të Sigurisë, Dimitry Medvedev duke provokuar europianët tha se ata nuk do të jenë në gjendje...

Lexo më shumë

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë
14 Janar, 2026

Shtëpia e Bardhë ka “provokuar” sërish shtetasit groenlandezë, teksa ka publikuar një skicë me AI, ku ndodhen dy slita me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com