Aktualitet

Qytetarët të marrin masat, Tirana pa ujë gjatë fundjavës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:13 - 04/06/20 |
Al Do

Qytetarët e Tiranës duhet të përgatiten për mungesë të ujit gjatë fundjavës. Kufizimet në furnizimin me ujë do të vijnë si pasojë e punimeve në impiantin e Bovillës.

Lajmin e ka bërë të ditur Zv/drejtoresha e përgjithshme e UKT, Evis Gjebrea  në një intervistë në Report Tv ku tha se do të nisin punimet për lidhjen e linjës së transmetimit të Ujëmbledhësit të Bovillës me Impiantin e trajtimit të ujit në Bovillë dhe kjo do shkaktoj ndërprerjen e ujit.

Ndër të tjera ajo shtoi se janë marrë masat për të siguruar furnizim të qëndrueshëm, gjatë fundjavës, për institucione të rëndësisë së veçantë.

Punimet do të nisin që në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë. Ndaj dhe kryeqytetasit duhet të marrin masat për fundjavën. /Opinion.al

Pas