Prej 11 javësh dhjetëra mijëra persona në Hong Kong kanë protestuar pro-demokracisë, pavarësisht paralajmërimeve të Pekinit, se do të ndërhyjë për t’i ndaluar ato.
Lidhur me ngjarjet që po zhvillohen në Hong Kong, ka reaguar presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka paralajmëruar Kinën duke thënë se një sulm i stilit Tiananmen (Sheshi i Pekinit, ku më 1989 u shtypën protestuesit) ndaj protestuesve të Hong Kongut do të pengonte bisedimet tregtare midis dy vendeve.
“Unë mendoj se do të ishte shumë e vështirë të merremi vesh, nëse ushtrojnë dhunë”, tha ai para se të nisej në Morristoën, Neë Jersey.
Trump përsëri i kërkoi presidentit kinez, Xi Jinping, të “ulet në bisedime” me drejtuesit e protestës.
Kujtojmë që administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur tarifa ndaj importeve kineze në vlerë prej qindra miliarda dollarësh, si pjesë e një përpjekje për të riformuar marrëdhëniet tregtare me Kinën./ Opinion.al E.Xh.