Kryesore

Gjendet një trup i pajetë në Gramsh


               Publikuar në : 09:29 - 19/08/19 |
Opi Nion

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme pranë lumit Devoll në Gramsh.

Mësohet se viktima është identifikuar si  Besnik Tabaku rreth 53 vjeç. Ai u gjend në vendin e quajtur Çekrez, ndërkohë mësohet se Tabaku ishte larguar nga banesa ditën e djeshme rreth orë 17:00.

Deri më tani ende nuk janë të qarta shkaqet të cilat i kanë shkaktuar vdekjen 53-vjeçarit, ndërsa sipas policisë në trupin e Besnik Tabakut nuk ka shenja dhune./ Opinion.al E.Xh.

Pas