Kronikë

Lëvizte i armatosur në qytet, arrestohet 25-vjeçari


               Publikuar në : 09:48 - 19/08/19 |
Opi Nion

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi qarkullonte me armë zjarri në qytetë.

Policia është njoftuar nga qytetarët që një person qarkullonte i armatosur, pas këtyre njoftimeve policia ka ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit të idfentifikuar me inicialet A.Z., banues në fshatin Përparim, Peqin.

Gjatë kontrollit të ushtruar të ushtruar nga policia, 25-vjeçarit iu gjetë në çantën e dorës së tij një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë luftarak.

Njoftimi i policisë

Elbasan

Goditet një tjetër rast i armëbajtjesë pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët.

Qarkullonte me armë zjarri në qytet arrestohet në flagrancë nga Policia 25 vjeçari .

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Focën e Posaçme ” Shqiponja” në DVP Elbasan, në bazë të informacionit të marrë nga qytetarët se një person qarkullonte me automjetet dhe dyshohet se kishte armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e personit të dyshuar.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë u bë e mundur lokalizimi dhe bllokimi i automjetit bashkë me personin e dyshuar se qarkullonte me arme zjarri.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, në lagjen “28 Nëntori”, i gjetën në çantën e dorës së tij një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.Z., 25 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin.

Policia e Elbasanit falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe besimin që kanë te Policia, si dhe i bënë thirje të mbështesinë Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në nr 112 ose në “Komisariatin Dixhital” duke garantuar anonimatin dhe reagim tē shpejtë e të paanshëm./ Opinion.al E.Xh.

Pas