Bota

Protestat në Mianmar, autoritetet vrasin 14 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:33 - 14/03/21 |
Opi Nion

14 persona janë vrarë në protestë gjatë përleshjeve në qytetin Yangon në Mianmar, teksa politikanët e dëbuar nga grushti i shtetit bënë thirrje për “revolucion”.

BBC raporton se forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj një grupi protestuesish të pajisur me shkopinj e thika. Mianmari është përfshirë nga protesta të dhunshme që kur ushtria mori kontrollin e vendit.

Zyrtarët e OKB-së e cilësojnë situatën si një përgjakje të protestave paqësore, që gjithnjë e më shumë po marrin trajtën e krimeve kundër njerëzimit.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, deri më tani, nga fillimi i protestave, mbi 100 persona kanë humbur jetën, qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe me mijëra janë arrestuar.

Pas