Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi janë proceduar penalisht për pjesëmarrjen në protestën e djeshme, të organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Sipas informacioneve, Basha dhe Kryemadhi janë proceduar në gjendje të lirë edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe sekretari për çështjet ligjore Çlirim Gjata.
Po ashtu procedimet kanë nisur për artistët Robert Budinën, Neritan Liçajn, Adriana Kalaja, Artan Manushaqa dhe Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.
“Procedimi ndaj tyre nisi pasi, më datë 18 maj 2020, rreth orës 16:30, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës./ Opinion.al