Bota

Spanja heq ndalesën e fluturimeve nga Italia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:12 - 19/05/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme Spanja ka hequr ndalesën e fluturimeve të drejtpërdrejta nga Italia të vendosur qysh më 11 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ndalesa u hoq edhe për anijet nga Italia, megjithëse karantina e detyrueshme 14-ditore për udhëtarët që hyjnë në Spanjë, do të mbetet në fuqi. Rënia e vdekshmërisë nga koronavirusi ka inkurajuar Spanjën të nisë lehtësimin e masave të izolimit.

Kryeministri Pedro Sanchez, megjithatë, pritet të kërkojë nga parlamenti vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të qershorit.

Në kulmin e shpërthimit të koronavirusit, Spanja ka humbur qindra njerëz në ditë. Por, në 24 orët e fundit, ajo ka raportuar për 59 viktima, që është numri më i ulët në dy muajt e fundit.

Në total, Spanja ka regjistruar 27,709 viktima nga koronavirusi dhe mbi 230,000 të infektuar. Italia qëndron pas Spanjës me numër të të infektuarve, por ka më shumë viktima.

Pas