SHKUP – Rreth 1 000 persona të cilësuar si migrantë ekonomikë kanë protestuar në kufirin mes Greqisë e Maqedonisë, egzaktësisht në zonën kufitare Gjevgjeli. Protesta vjen pasi zyrtarët maqedonas kanë refuzuar hyrjen e migrantëve, të cilët nuk janë nga Siria, Iraku, apo Afganistani.
Shumica e protestuesve janë migrantë nga Irani, Libia, Maroku, Somalia dhe Bangladeshi.
Prapa telave me gjemba përgjatë kufirit ata kanë pritur me ditë të tëra për të kaluar nga Maqedonia, për në Bashkimin Evropian.