Politikë

Protesta, Lleshaj: Nuk prisnim njerëz të armatosur


               Publikuar në : 22:30 - 14/05/19 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka akuzuar opozitën se ka sjellë bomba molotov në protestën që u zhvillua ditën e shtunë.

I ftuar në “Top Channel”, Lleshaj tha se bombat molotov janë futur në Shqipëri në mënyrë ilegale përmes politikës, duke armatosur protestuesit.

“Molotovi është prodhuar nga njerëz që dinë ta bëjnë dhe është shpërndarë më tej. Pra, kemi të bëjmë me organizim të mirëfilltë, për të cilin nuk kishim dijeni. Janë futur molotov në vendin tonë në mënyrë ilegale sepse janë futur nën koperturë politike. Ne pritëm qytetarë në protestë, jo njerëz të armatosur. Kjo është situatë që i kalon të gjitha kufijtë e logjikës”, tha Lleshaj./ Opinioni.al E.Xh.

Pas