Kryesore

Protesta kombëtare hapi i radhës, Berisha tregon kur do të hyjë në seli


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:36 - 18/12/21 |
Opi Nion

Nga oborri i selisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur se lëvizja e tij e radhës do të  jetë protesta kombëtare, të cilën edhe një herë e njoftoi se do të nisë të hënën në orën 16:00. “Lëvizja e radhës do të jetë protesta kombëtare e më pas ristrukturimi i partisë”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët se kur do të shkojë në selinë e PD, ai tha: “Që nesër do të jem në seli, dmth këto ditë, se nesër mund të mos jemi këtu. Ne jemi këtu, ai do të jetë këtu.  Tani i kanë vënë edhe dy kundragaze në zyrë”.

I pyetur nëse Basha ka arsye për të patur frikë, Berisha vijoi se njeriu i palirë përjeton frikëra dhe terrore të tmersshme./Opinion.al

Pas