Aktualitet

Protesta/“Jahti rus 45 lekë naftën për pushime,fermeri me 260 lekë për të punuar”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:21 - 09/03/22 |
Opi Nion

Pasditen e sotme qytetarët kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimeve.

Protesta e lajmëruar në rrjetet sociale për në orën 17:00 ka mbledhur protestuesit përpara godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Qytetarët protestojnë kundër rritjes së çmimeve dhe çmimit të karburantit, që mbrëmjen e së martës kapi vlerën rekord prej 250-260 lekë për litër.

Kryeministri ka deklaruar edhe gjatë ditës së sotme duke thënë se rritja e çmimeve në përgjithësi dhe asaj të naftës në veçantë vjen si pasojë direkte e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, që ka shkaktuar pasoja në shumë shtete të botës.

Me pankarta në duar protestuesit  kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë që të ulë çmimin e karburanteve por edhe produkteve të shportës që tashmë janë bërë të pa përballueshme për xhepat e të gjithë shqiptarëve.

“Jahti rus 45 lekë naftën duke bërë pushime, unë fermeri e blej me 260 lekë duke punuar tokën time”, “Erdhën nga Ballshi i naftës me kuaj” dhe “Uzina e Ballshit sot do mbante vendin ju e shitët për skrap”, ishin disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar.

Pas