Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta, debate të ashpra mes analistëve: Kërkohet largimi i elitës politike

2026/06/02 at 10:51 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Protesta, debate të ashpra mes analistëve: Kërkohet largimi i elitës politike

Analistët Orneal Çuçi dhe Anri Bala janë përfshirë në një debat në emisionin “Opinion” ku kanë diksutuar në lidhje me protestën qytetarë të zhvilluar për të tretën ditë para kryeministrisë.


Çuçi ka theksuar se protesta ka qenë qytetare dhe nuk ka patur fyerje apo incidente. Sipas saj, përveç anulimit të projektit të Zvërnecit, qytetarët kërkojnë dhe largimin e eleitës politike si nga mazhoranca dhe opozita.

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga analisti Bala, i cili thotë se protesta nuk e ka të qartë objektivin e saj.

Pjesë nga debati

Ornela Çuçi: Nxirre edhe njëherë postimin e Ramës duke qenë se po… Ka dy gjëra në fakt aty. E para, nuk ka kor udhëheqës protesta fare, sepse nuk ka një kor udhëheqës. Nuk na mori njeri. Thjesht diku pamë që ishte në orën 6:00, dhe po… dhe protesta e studentëve ka qenë e ngjashme, dhe armët kimike kanë qenë të ngjashme. E dyta, kjo e robëve të shtëpisë… ju bëj me dije që, dhe me përgjegjësi të plotë, është protesta më qytetare. Mban erë qytetari, qytetari, dhe mban erë liri ajo protestë. Nuk ka asnjë thirrje “robët e shtëpisë”, me thënë të drejtën, dhe kërkoj ndjesë për përdorimin e fjalorit, por ta marrësh dhe ta banalizosh atë protestë me këtë fjalor është e turpshme. sepse është protestë që mban erë qytetari. Kush e shau? Fëmija katër muajsh që është në karrocë me prindërit e tij. Kush? Ndërkohë që atje ka fëmijë katër muajsh deri tek pleq. Aty ka prindër, aty ka të rinj, të cilët nuk kanë thënë asnjë fjalë të pisët, nuk bëjnë pis. Nuk janë… vetëm duartrokasin dhe bërtasin “të iki kjo elitë politike”. Kjo është kërkesa që ju del të gjithëve, pa kor udhëheqës.

Anri Bala: Tani, vetëm se meqë e hape këtë, ikja e një elite politike kërkon një alternativë, se elita politike nuk ikën me fjalë.

Ornela Çuçi: Qytetarët nuk dalin aty…

Anri Bala: Por në fakt… Në fakt ajo që ka ndodhur dje… i kanë brenda aty ato.

Ornela Çuçi: Jo, në fakt, ajo që është parë dje dhe unë kam qenë vetë të treja ditët, ajo që është parë është që, sapo vjen një lider, qoftë edhe i partive të vogla, njerëzit shmangen, për mos thënë që ulërijnë me “u” që ata të mos vijnë aty dhe të rreshtohen. E para kjo. E dyta, asnjë prej tyre… Agroni ka qenë as dje, as sot, as pardje. Asnjë prej… as liderëve të partive të vogla.

Anri Bala: Po ja…

Ornela Çuçi: Ta mbaroj tani, se unë po flas, një sekondë. Ja ta mbaroj pak, të lutem. Asnjë prej liderëve, as të partive të vogla, ka qenë ndonjë deputet tek-tuk opozitar.

Anri Bala: S’ka asnjë gjë të jenë dhe ata, moj. Se ta mbaroj fjalën që pastaj… Po gënjen. Deri tani gënjeve që s’ka video që shajnë Ramën. Ka video sa të duash.

Ornela Çuçi: Mirë, më lër të gënjej deri në fund dhe më përgënjeshtro pak më vonë.Jo, më lër të gënjej deri në fund aty. Jo, unë s’kam marrë… Unë marr pasi të… fjalë. Arlindin e pashë sot unë. Arlindin. Arlindi, Agroni dhe të gjithë nuk janë njerëz që po përdorin asnjë logo dhe nuk po m arrin… nuk po përdorin logo. Janë si qytetarë.

Anri Bala: Të thoni s’ka logo. Arlind… Janë pa logo aty. Edhe deputetët e Partisë Demokratike. Unë kam parë deputetë të Partisë Demokratike.

Ornela Çuçi: Ato qytetarë, kë thua ti? Po ti po thua nuk ka fare, nuk ka. Ato janë… thuaj po, janë qytetarë. Jam dakord, patjetër, me këto jam dakord.

Blendi Fevziu: Jo, ajo që po thotë… Shiko se po thoni të njëjtën gjë. Ornela po thotë nuk janë fjalëmbajtës, organizatorë aty të PD-së me emra që kanë qenë edhe që kanë sharë dhe që mbajnë fjalime.

Anri Bala: Ama nuk ka asnjë gjë të keqe, more, të jesh… Ore ne kemi quajtur që është sakrilegj, thjesht me PD-në nuk është sakrilegj, more, të kesh parti. Këta kanë frikë tani aq shumë. Me një fjalë, kanë frikë ta thonë. Është keq dhe të jesh dhe me PS.

Ornela Çuçi: Jo, e ke gabim, zotëri. Nuk është protestë e PD-së.E di pse nuk është protestë e PD-së? Sepse slogani i asaj proteste është “Berisha në burg, Rama në burg”.

Anri Bala: Thashë është kri… Janë të PD-së aty.

Ornela Çuçi: Nuk është i PD-së fare. Janë njerëz që kanë dalë si qytetarë. Por kanë folur sot, kanë folur… Tani unë do rri të merrem me individët? Mos i jep përkatësi, mos i jep përkatësi sepse nuk e ka përkatësinë. Janë qytetarë të cilët kanë zbritur nga pallatet çdo ditë dhe kanë mbushur sheshin, dhe bravo i qoftë! Sepse, në fakt, ajo që ka treguar kjo protestë sot ka treguar që as opozita nuk i mblidhte dot, sepse njerëzit nuk besojnë tek opozita. As partitë e vogla nuk i mblidhnin dot, sepse vërtet njerëzit nuk besojnë te partitë e vogla. Ramës, sigurisht, që po i kërkojnë dorëheqje. Njerëzit nuk janë apatikë. Në fakt, njerëzit janë këta që shikoni ju këtu, sepse ju ka ardhur në majë të hundës me PD-në, me PS-në, me partitë e vogla, me…

Anri Bala: Si po çon ujë te mulli i Ramës.

Ornela Çuçi: Po s’po e kupton ujin tim.

Anri Bala: Jo, po tregoja dhe atyre kur e flet që shkon ujë te mulli i Ramës. Fakti që këtu ka demokraci…

Ornela Çuçi: Po jo…

Anri Bala: Ti po… Ore zonjë, edhe njëherë, ti po lufton demokracinë tani me këtë protestën…

Ornela Çuçi: Po ku e luftoj demokracinë? Ku e ke demokracinë?Demokracinë e mangët të Ramës?

Anri Bala: Pra, tani më thua paska demokraci me protestë, se ju jeni absurdë. Edhe kur mendoni, edhe kur flisni seriozisht… Ka demokraci me protestë…

Ornela Çuçi: Si po… Pse kush… Seriozisht e ke ti që paska… Domethënë, në një vend ku ke një arrogancë aq të madhe sa një grusht i vetëm ngriti peshë gjithë popullin, sepse arriti arroganca në atë farë feje… Në atë farë feje arriti. Ata që munden janë të paorganizuar komplet, është vetëm nga imazhi i ngjarjes dhe i pakënaqësisë së akumuluar. Po jap vetëm një shembull… Po thosha se po… Të mbaroj emrin e një dentisteje, e cila ka tri klinika dentare që punon me turizmin dentar sot në Shqipëri. I thashë: “Po ti çfarë do këtu? Pse e ke lënë punën për të ardhur këtu?” Se është një njeri shumë i angazhuar. E di pse kishte ardhur Klea aty? Më tha sepse, në fakt, nëse Klea ndryshon një dritare të vetme tek njëra nga klinikat e saj, tek dera gjen direkt Inspektoratin e Ndërtimit, Inspektoratin e Mjedisit, Policinë Bashkiake që janë gati të gjithë ta mjelin. Kërkojnë ndjesë… Klean dhe këdo. Klean në këtë vend, ndërkohë që policia jonë sot shërben për të mbrojtur policinë private, e cila mbron biznesin privat të të fuqishmit. Dhe i pafuqishmi në këtë vend – Klea, unë dhe kushdo, Klea dhe Ornela tjetër në këtë… Po bëj pyetje: Është pakënaqësi e bardhë, pra është pakënaqësi për të gjitha gjërat. Për meritokracinë e munguar. për mundësitë e atyre të rinjve të munguar. Të gjithë… apo 6 mijë lekë të vjetra? Ky vend është bërë i pajetueshëm për atë të ri që ka dalë aty. Ky vend është bërë i pajetueshëm, ky vend është pa meritokracinë e duhur. Studentët që po nxjerrim sot nuk kanë ku të shkojnë të punojnë, sepse në fakt arsyeja është sepse sot çdo njeri në administratë futet nëpërmjet partive. Kështu lindi protesta, është protestë kështu, gjithsecili… Kush shkon për qejf? Secili ka shkuar për arsye.

Anri Bala: A po… Çdo revolucion ka lidhje me ambientin.

Ornela Çuçi: Çdo revolucion, zotëri, nuk është ambientalist . Protesta, të siguroj për këtë, është për gjithçka që po ndodh në këtë vend, të cilin e kanë masakruar në të gjitha këto vitet.



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Debati në Opinion për Zvërnecin, Bala-gazetarit: Ec mor, jeni manipulues

Debati në Opinion për Zvërnecin, Bala-gazetarit: Ec mor, jeni manipulues

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 3 qershor 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}