Politikë

Protesta e pedagogëve dhe profesorëve, Rama: Disa s’meritojnë rrogën që kanë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:25 - 17/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka folur protestën e pedagogëve të cilët kërkojnë rritje pagash. Rama tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët online se qeveria ka gati një paketë mbështetje për universitetin, ku këtu përfshihet dhe rritja e pagave për pedagogët.

Por, kreu i qeverisë nuk la pa kritikuar protestën në një kohë krize, duke thënë se më mirëkuptues janë pensionistët në këtë kohë, se sa pedagogët.

Madje, Rama tha se shumë pedagogë nuk meritojnë rrogën që kanë.

Rama: Ne kemi gati një paketë mbështetje për universitetin. Sigurisht që kjo do të përfshijë dhe një rritje pagash. Por këto daljet me kërcënime për greva, nuk e di se si janë këto në një kohë krize. Janë shumë më mirëkuptues pensionistët se sa disa që nuk e di nëse meritojnë rrogën që kanë. Po them për disa që bërtasin më shumë se të gjithë.

Pas