-U tha në Opinion

Protesta e PD në 6 Dhjetor, Balla: Nga PPE kanë thënë që nuk do ta pranonin kurrë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:37 - 21/11/22 |
el ida

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” e cilësoi turp organizimin e një proteste më 6 Dhjetor, ditën që në Tiranë mbahet samiti BE- Ballkani Perëndimor.

“Ne nuk kemi protestuar gjatë vizitës së presidentit amerikan që është edhe vizita më e rëndësishme nga 2005 në 2014 për të qenë kohenrent me çfarë u tha. Këta të bëjnë mitingje sa të duan, por është një turp që një parti politike të organizojë një miting elektoral gjatë zhvillimit të samitit”, tha Balla.

Në fjalën e tij, më herët ai tha gjithashtu se PD ka marr një paralajmërim nga Parlamenti Europian dhe Partia Popullore Europiane.

“Uroj që foltorja e PD ta dëgjojë Parlamentin Europian sepse jam informuar që nga PPE kanë thënë që nuk do ta pranonin kurrë që ata që kanë uzurpuar partinë të bëjnë një protestë ditën e samitit.

Dhe meqë këta citojnë Parlamentin Europian le të citojnë edhe çfarë ju është thënë nga Parlamenti Europian”, tha Balla./Opinion.al

Pas