-U tha në Opinion

Balla:Presidenti francez për herë të parë në Shqipëri, edhe Meloni e Scholz të konfirmuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:43 - 21/11/22 |
el ida

Kreu i grupit parlamentar  të PS Taulant Balla tha gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” se pjesëmarrjen në samitin e 6 Dhjetorit në Tiranë e kanë konfirmuar deri tani presidenti francez Macron, kryeministrja italiane Meloni dhe kancelari gjerman Scholz.

Duke folur gjithashtu për protestën e opozitës në të njëjtën datë, Balla tha: “Ajo që për mua ka rëndësi është të kuptohet qartë që këta mund të bëjnë mitingje sa të duan. Nuk ka ndodhur kurrë që një samit i këtij niveli të zhvillohet në Shqipëri. Po marr faktin që presidenti Francez vjen për hërë të parë në Shqipëri. Edhe kancelari Scholz e ka konfirmuar edhe kryeministrja Meloni e ka konfirmuar”, tha Balla ndërsa shtoi se foltoren nuk e njeh askush në Europë./Opinion.al

Pas