Politikë

Propozimi i Alibeajt, organizata DPSHL: Synon dobësimin e votës së diasporës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:36 - 27/05/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale një deklaratë të organizatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, e cila shprehur kundër propozimit të deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj që diaspora të jetë zonë elektorale më vete.

Bashkëthemelues dhe sekretar i përgjithshëm i DPSHL- së, Bledar Milaqi thotë se ky propozim zhvlerëson votën e qytetarëve më banim jashtë Shqipërisë.

Maliqi thotë se çdo propozim që synon të dëmtojë qëllimin dhe të drejtën e votimit nga jashtë te shtetasve shqiptar, do të përballet me rezistencë nga DPSHL- së dhe do të luftohet me të gjitha mjetet ligjore dhe politike në dispozicion të shoqërisë civile

Deklaratë për shtyp – Vota e Shqiptarëve me vendbanim jashtë Shqipërisë.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) përshëndet KQZ-në dhe OSBE-në për konferencën e organizuar me temë “Votimi nga jashtë, koha është tani” të datës 24 Maj 2022, ku lëvizja u përfaqësua nga tre prej anëtarëve të saj.

Në këtë konferencë, Bledar Milaqi, bashkëthemelues dhe sekretar i përgjithshëm i DPSHL- së, ritheksoi domosdoshmërinë e mosmohimit dhe të mostjetërsimit të votës së shqiptarëve jashtë Shqipërisë.

Ndërsa detajet teknike dhe modalitetet në lidhje me këtë temë jetike për të ardhmen e demokracisë shqiptare mbeten për t’u diskutuar, DPSHL-ja ka ndjekur me shqetësim propozimin e disa përfaqësuesve te partive politike për krijimin e një zone zgjedhore të 13-të, me 5 deputetë të rezervuar për diasporën.

Lëvizja deklarohet kategorikisht kundër këtij propozimi i cili dobëson peshën e votës së diasporës dhe tenton të zvogëlojë dhe qendërzojë influencën e mbi 1.4 milion shqiptarëve të diasporës të cilëve kushtetuta u garanton të drejtën e votes. Ka një dhe vetëm një votë, të barabartë për të gjithë.

Çdo propozim që synon të shpërfytyrojë qëllimin dhe të drejtën e votimit nga jashtë te shtetasve shqiptar, do të përballet me rezistencë nga Lëvizja jonë dhe do të luftohet me të gjitha mjetet ligjore dhe politike në dispozicion të shoqërisë civile!

Pas