Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Propaganda nuk prodhon rritje!

2020/08/08 at 7:49 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si po rrezikohemi nga pesticidet pa kriter në prodhimet bujqësore

Ekonomia ka hyrë në një fazë kritike. Pasojat që karantinimi i ekonomisë dhe pasiguritë të cilat po na shoqërojnë, teksa pandemisë nuk dihet se po i vjen fundi, sa vijnë e po bëhen më të qarta.


Zyrtarisht, pritet që rënia ekonomike të jetë 4.3%, por të dhënat e para tregojnë se mund të jetë edhe më shumë se kaq. P.sh., qeveria e ka ezauruar që tani parashikimin për borxhin publik të këtij viti. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave bënë të ditur se në fund të qershorit, borxhi arriti në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Përveçse ky është një nivel rekord historik – është e kuptueshme që një nga rrugët për të dalë nga situata e vështirë është marrja e huave, ky ishte objektivi për fundin e vitit. Aritmetikës hileqare të qeverisë (titulli i editorialit të numrit të kaluar të Monitor) po i del boja në fakt shumë më shpejt sesa pritej.

Të ardhurat u parashikuan përtej një optimizmi normal, në mënyrë që në kahun tjetër të planifikoheshin shpenzime të mëdha, nga ato 3D-të e propagandës, që nuk i bëjnë më përshtypje asnjërit tashmë. Kjo do të mundësonte hapjen e fronteve të punës dhe përballë paaftësisë aktuale paguese, vetëm sa do të rriste malin e detyrimeve.

Tashmë qeveria do të duhet të shtrëngojë rripin në gjashtëmujorin e dytë të vitit. Në mënyrë që të ruajë parametrat fiskalë, shpenzimet do të duhet të reduktohen ndjeshëm, në përpjekje për të minimizuar deficitin buxhetor. Përndryshe, financat pritet që të dalin jashtë kontrolli.

Domosdoshmëria për të mbajtur nën kontroll shpenzimet është lajmi më i keq i momentit. Një nga instrumentet kryesorë të nxitjes ekonomike, që është në fokus nga të gjithë shtetet e botës, ai i shpenzimeve kapitale të qeverisë, nuk ka shumë hapësira për t’u përdorur. Për më tepër që vendi hyri në krizë me parametra jo shumë të mirë makroekonomikë, ku borxhi ishte në rreth 70% të PBB-së, i dyti më i larti në rajon pas Malit të Zi, duke mos lënë shumë hapësira për stimuj.

Por, atëherë nga do të vijë rritja?! Për fat të keq, projektet e mëdha kanë mbaruar dhe të reja vështirë se do të ketë në horizont në këtë situatë, të paktën në afat të shkurtër. Të dhënat zyrtare bënë të ditur se në tremujorin e parë të vitit, investimet e brendshme u tkurrën me 17% (pas një rënieje prej gati 4%), ku efekti kryesor erdhi nga përfundimi i projektit madhor TAP, me vlerë investimi 1.5 miliardë euro.

Edhe përpara se të fillonte kriza, panorama nuk ishte shumë optimiste. Ekonomia ishte ngadalësuar që në 9-mujorin 2019. Tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas pandemia, e cila ishte e paparashikuar dhe jashtë kontrollit të gjithsecilit, i dhanë goditjen finale dhe shuan shpresat për çfarëdolloj rikuperimi.

Bizneset vetë, si gjithmonë, janë disa hapa përpara qeverisë dhe kanë filluar të përshtaten. Por, kjo nuk mjafton. Konsumi mbetet i dobët, teksa pasiguritë janë të mëdha. Njerëzit tentojnë të kursejnë (depozitat po rriten), pasi nuk e dinë se çfarë i prej në të ardhmen. Dhe në një ekonomi të orientuar nga konsumi, bizneset e vogla janë ato që po i ndiejnë pasojat të parët dhe po mbyllen.

I takon qeverisë, që të marrë rolin e një të rrituri dhe të sillet në mënyrë të përgjegjshme. Së pari, duhet të zbresë me këmbë në tokë, ta lërë mënjanë propagandën. Të gjithë e kuptojnë që nuk është ajo fajtore për pasojat që dha pandemia në ekonomi, por do të jetë fajtore nëse shpërdoron burimet që ajo ka në dispozicion për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë. Një analizë realiste e buxhetit, e shoqëruar me një riorientim të shpenzimeve aty ku është më e nevojshme dhe më eficiente do të ishte thelbësore për momentin.

Menaxhimi i kujdesshëm i hapjes është sfida tjetër. Nëse situata lihet të përshkallëzohet dhe spitalet nuk arrijnë të përballojnë ngarkesën, duke lënë si zgjidhje një karantinim të dytë të vendit, atëherë pasojat do të ishin fatale dhe të parikuperueshme për ekonominë!/Burimi: Monitor

Etiketa: mali i zipropogandarritje


Ju sugjerojmë

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
Sport

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

5 Shkurt, 2026 10:36 pm
Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
-U tha në Opinion

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

5 Shkurt, 2026 10:01 pm
Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
-U tha në Opinion

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

5 Shkurt, 2026 9:32 pm
Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
Kryesore

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

5 Shkurt, 2026 8:47 pm
Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi
Aktualitet

Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi

5 Shkurt, 2026 8:45 pm
“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump
Bota

“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump

5 Shkurt, 2026 6:42 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

5 Shkurt, 2026 5:23 pm
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
Kronikë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

5 Shkurt, 2026 3:45 pm
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

5 Shkurt, 2026 3:35 pm
Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
Bota

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

5 Shkurt, 2026 2:40 pm
Para
Sa para ka fituar Ronaldo nga postimet në “Instagram”

Vendim suprizë, Juventus zyrtarizon trajnerin e ri

Shkarkohet zyrtari i Forcave Detare, organizoi dasëm në anijen ushtarake

Shkarkohet zyrtari i Forcave Detare, organizoi dasëm në anijen ushtarake

Shifra ende të larta në Maqedoninë e Veriut, nesër vendoset për masat

Pandemia në Maqedoninë e Veriut, katër humbje jete dhe 200 raste
















TE FUNDIT

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
5 Shkurt, 2026

Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al Nassr, ylli portugez i futbollit duket se po e vijon protestën e...

Lexo më shumë

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
5 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, analisti Albatros Rexhaj, komentoi skandalin e financiarit të ndjerë, Jeffrey Epstein. Rexhaj u shpreh se seksi ka...

Lexo më shumë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
5 Shkurt, 2026

Gazetarja Bleona Metushi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me arrestime e bëra për çështjen e mbetjeve të rrezikshme...

Lexo më shumë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
5 Shkurt, 2026

“Ose qeveri teknike, ose përballje”. Është kjo thirrja q ëla lëshuar mbrëmjen e sotme kreu i  Partisë Demokratike, Sali Berisha,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com