Rajoni

Pandemia në Maqedoninë e Veriut, katër humbje jete dhe 200 raste


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:41 - 08/08/20 |
el ida

Maqedonia e Veriut, ka regjistruar katër viktima dhe 200 raste të reja me COVID-19, nga 1828 testime. Viktimat janë të moshës mbi 50 vjeç, dhe vuanin edhe nga sëmundje të tjera kronike.

Shifrat e sotme paraqesin rritje të infektimeve krahasuar me periudhën e para një jave, kur numri i infektimeve ishte nën 100 brenda 24 orëve. Numri më i madh të infektuarve me koronavirus është regjistruar në Shkup, ndërsa rritje të rasteve ka edhe në Shtip dhe Kumanovë.

Në spitalet e vendit janë të shtruar 372 persona, ku prej tyre vetëm në Klinikën Infektive janë 80 persona, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sakaq, të shtunën janë shëruar vetëm se 15 persona, që paraqet shifrën më të ulët të të shëruarve brenda një ditë në dy muajt e fundit./Opinion.al

Pas