Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pronat shtetërore të paregjistruara, Lame:I kërkoj Presidencës të aplikojë për regjistrim

2023/01/23 at 11:29 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pronat shtetërore të paregjistruara, Lame:I kërkoj Presidencës të aplikojë për regjistrim

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, këtë të hënë ka zhvilluar një konferencë për mediat lidhur me regjistrimin e pronave shtetërore. Sipas Lames edhe pse duket absurde, edhe vetë shteti para 30 vitesh ka ndërtuar pa leje.

Lame tha se në vitin 2020 janë identifikuar 260 mijë prona shtetërore ku një pjesë e madhe rezulton e paregjistruar, gjë që ka shkaktuar dhe rastet e shumta të abuzimit prej kohësh. Ndërkohë, sipas tij, të gjitha institucionet shtetërore do kenë mundësinë që pronat e tyre t’i regjistrojnë në e-Albania.

Lame theksoi ndër të tjera se Presidenca rezulton ende e paregjistruar.

 “Duket absurd, por edhe vetë shteti para 30 vitesh ka ndërtuar pa leje. Çdo vit ne kemi rreth një million aplikime të qytetarëve për problematikat e tyre. Pasi vumë në zgjidhje nëpërmjet e-Albania pronën e qytetarëve tani po fokusohemi te regjistrimi i pronës shtetërore.

Jemi koshientë se çfarë ka ndodhur me pronën shtetërore në këtë vend, nuk dua ta vë gishtin mbi të shkuarën por ky institucion ka pasur një amulli që dëmtoi procesin e regjistrimit të pronave. Rastet me abuzimit janë të pafundme, do mjaftojmë të kujtojmë ca të fundit që janë bërë publike në media dhe kanë ardhur si pasojë e mosregjistrimit. Është abuzuar me pronën shtetërore të institucioneve që kanë pasur hapje në territor.

Oborri i burgut është me pronar, ndërsa vetë godina ka mbetur në shtet. Një rast tjetër ishte për ndërtimin e Teatrit të ri të kukullave që me vendim gjykate kishte kaluar te privati. Apo edhe Qendra Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë që është një hapësirë kolosale ku brenda saj ka prona private, të plaçkitura, të kthyera.

Dhe kjo ka ndodhur për një arsye të thjeshtë se duke qenë prona të paregjistruara, komisionet dhe gjykatat kanë bërë privatizim pronash. Në vitin 2020 qeveria prodhoi dy ligje të rëndësishme, u arrit të identifikohen 230 mijë prona shtetërore, sot kemi 260 mijë prona shtetërore në të gjithë territorin. Prej tyre 150 mijë i janë transferuar institucioneve vendore.

Të mërkurën do kalojë në qeveri një VKM shumë e rëndësishme, për përditësimin e pronave publike. Kështu identifikohen, saktësohen dhe më pas regjistrohen këto prona. Për krijimin e regjistrit të pronës shtetëore dhe sot në rrjet ne po e lançojmë pikërisht këtë.

Në e-Albania sot kanë portalin ku bëjnë veprimet e tyre me pronat private, ndërkohë brenda sistemit tonë është një portal që shërben vetëm për institucionet prej një viti, brenda këtij portali ne kemi hapur një portal më vete që është “Regjistri i Pronës Publike” dhe gjithë korpusi i madh i pronave të identifikuara do të hidhen këtu. Secili prej institucioneve identifikon pronën e vet, përshembull po të hyjmë te Presidenca na del që nuk ka të regjistruar asnjë pronë të vetën. Në fakt sot jemi në fillim të 2023-it dhe Presidenca rezulton ende e paregjistruar, vjedhja e pronave në pjesën e pasme të saj është bërë pikërisht prej mos regjistrimit. Prapë u kërkoj aparatit të Presidencës të aplikojnë për regjistrime”-tha Lame.

Ju sugjerojmë

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë
Kryesore

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë

27 Mars, 2023 10:40 pm
Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO
Bota

Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO

27 Mars, 2023 9:59 pm
VIDEO/ Polonia ndëshkon me golin e parë Shqipërinë
Kryesore

VIDEO/ Polonia ndëshkon me golin e parë Shqipërinë

27 Mars, 2023 9:32 pm
14 maji/ Gjiknuri tregon arsyet pse u mbajtën “primaret” e PS në Vlorë
Politikë

14 maji/ Gjiknuri tregon arsyet pse u mbajtën “primaret” e PS në Vlorë

27 Mars, 2023 9:21 pm
Alibeaj nuk gjeti kandidat për 61 bashki, Godole: E pandershme të mbahet vula, çojini…
Politikë

Alibeaj nuk gjeti kandidat për 61 bashki, Godole: E pandershme të mbahet vula, çojini…

27 Mars, 2023 9:00 pm
Sulmi ndaj Top Channel, do të analizohen profile ADN-je për identifikimin e autorëve
Kronikë

Sulmi ndaj Top Channel, do të analizohen profile ADN-je për identifikimin e autorëve

27 Mars, 2023 8:45 pm
Përfshihet nga zjarri një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga zjarri një banesë në Korçë

27 Mars, 2023 8:34 pm
Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke
Bota

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke

27 Mars, 2023 8:08 pm
Sulm me armë në shkollë/ Vriten 6 persona në SHBA, mes tyre 3 fëmijë
Bota

Sulm me armë në shkollë/ Vriten 6 persona në SHBA, mes tyre 3 fëmijë

27 Mars, 2023 7:54 pm
Shqipëri- Poloni/ Formacionet zyrtare, Sylvinho debuton me skemë sulmuese
Sport

Shqipëri- Poloni/ Formacionet zyrtare, Sylvinho debuton me skemë sulmuese

27 Mars, 2023 7:28 pm
Para
Përfundon mbledhja e kryesisë së PS, çfarë u vendos

“Është e konfirmuar!”- Deputetja e PS-së zbulon kandidatin e mazhorancës për Durrësin

21 Janari/ Balla: Kanë dalë prova të reja, në ditët në vijim dorëzojmë kallëzim në SPAK

21 Janari/ Balla: Kanë dalë prova të reja, në ditët në vijim dorëzojmë kallëzim në SPAK

Inceneratorët/ Balla: Kush është i përfshirë në afera të dalë para ligjit

Inceneratorët/ Balla: Kush është i përfshirë në afera të dalë para ligjit

TE FUNDIT

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë
27 Mars, 2023

Kuqezinjtë nuk ja kanë  dalë në ndeshjen e tyre të parë drejt Euro 2024. Ata kanë humbur në Poloni me...

Lexo më shumë

Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO

Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO
27 Mars, 2023

Parlamenti i Hungarisë ratifikoi të hënën aplikimit për anëtarësim e Finlandës në NATO. Por, ende nuk është votuar edhe për...

Lexo më shumë

VIDEO/ Polonia ndëshkon me golin e parë Shqipërinë

VIDEO/ Polonia ndëshkon me golin e parë Shqipërinë
27 Mars, 2023

Polonia ka shënuat shënuar golin e parë ndaj Shqipërisë. Polakët realizuan me Karol Swiderski në minutën e  41′. Goli erdhi...

Lexo më shumë

14 maji/ Gjiknuri tregon arsyet pse u mbajtën “primaret” e PS në Vlorë

14 maji/ Gjiknuri tregon arsyet pse u mbajtën “primaret” e PS në Vlorë
27 Mars, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur lidhur me arsyet se përse në bashkinë e Vlorës, ndryshe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com