Aktualitet

Pronarët e lokaleve në Lezhë dalin në protestë: Policia është selektivite


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:47 - 04/08/20 |
Opi Nion

Pronarët e lokaleve të dasmave në Lezhë kanë dalë në protestë ditën e sotme duke deklaruar se ka selektivitet në gjobitjen e subjekteve.

Ata shprehen se polici i ashpërson masat vetëm në Lezhë, por nuk ndodh e njëjta gjë në Kurbin e Mirditë.

Sipas tyre kështu ndodh edhe në qytete të tjera, ku dasmat zhvillohen normalisht madje duke iu marrë edhe ato tashmë të anuluara në Lezhë për shkak të COVID-19.

Këto biznese kërkojnë vlerësim të situatës dhe trajtim të njëjtë për të gjitha subjektet në të gjithë vendin.

Pas situatës së krijuar dhe mbylljes përfundimtarë të këtyre bizneseve, pronarët e tyre kërkojnë që qeveria të rishikojë paketën e mbështetjes financiare edhe për ta.

Referuar të dhënave që autoritetet kanë publikuar javët e fundit, në Lezhë janë ndëshkuar 12 subjekte që organizuan dasma, por nuk ka asnjë të ndëshkuar në Kurbin dhe Mirditë./ Opinion.al

Pas