Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prona tek “Petro Nini”, avokati: Familjarët duhet të paguajnë dhe…

2019/03/11 at 8:54 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Fituan betejën, por jo luftën: Përmbarimi tërhiqet nga prishja e shtëpisë

Fëmijë që qanin, njerëz të shtrirë në rrugë dhe një grua shtatzëne që përplasjen me efektivët e policisë. Ishin këto pamjet që mbizotëruan për më shumë se 4 orë në media dhe rrjetet sociale, pasi një vendim gjykate i formës së prerë për shembjen e një ndërtese pranë shkollës “Petro Nini” solli përplasje mes banorëve dhe përmbaruesve.


Godina në të cilën jetojnë 5 familje, është ndërtuar mbi një truall që me vendim gjykate i ka kaluar pronarit. Por banorët pretendojnë se pronari ka falsifikuar dokumentet dhe e ka fituar në mënyrë të jashtëligjshme pronën.

Avokati i banorëve, Klodian Reçi ka treguar për Opinion.al gjithë procesin ligjor si dhe manipulimet, sipas tij, që janë bërë për këtë pronë. Ai thotë se këta banorë e kanë privatizuar banesën në 1993 pasi aty kanë jetuar prej 70 vitesh ku fillimisht kanë qenë qiramarrës. Në 1995 Komisioni i Kthimit të pronave vendos për kthim fizik në një kohë kur aty ishte ndërtuar nga shteti, e sipas avokatit ishte në kundërshtim me ligjin.

Avokati Klodian Reçi
Avokati Klodian Reçi

 

“Ka një vendim gjykate të formës së presë. Pas këtij vendimi ka disa zhvillime të tjera juridike. Pasi kanë fituar gjyqin këta kanë bërë një deklaratë noteriale dhe shprehen: Meqenëse ne kemi qenë në konflikte të vazhdueshme civile, gjykata ka vendosur x-y që ju të lironi dhe të dorëzoni objektin dhe të paguani një detyrim prej 270 milionë lekësh, si detyrim meqenëse i kanë përdorur tokën e këtyre të tjerëve”, thotë avokati Klodian Reçi.

Sipas tij banorët bënë një deklaratë noteriale me pronarët e rinj, ku thuhej shprehimisht: “ne si kreditorë heqim dorë nga ekzekutimi i vendimit të gjykatës dhe ju si familjarë hiqni dorë nga rekursi në Gjykatën e Lartë”.


Pasi banorët dhe pronarët e rinj nënshkruajnë deklaratën noteriale bëjnë dhe një kontratë sipërmarrjeje me një shoqëri që zotërohej nga ana e pronarëve, ku thuhej: Ne marrim përsipër ndërtimin e apartamenteve me X metra katrorë. Pra thelbi i kësaj marrëveshjeje ishte që pronarët e rinj të vazhdonin të bënin pallat dhe banorët të merrnin pjesën që iu takonte.

“Ndërsa ishin në pritje të zbatimit të kësaj marrëveshjeje kreditori (pronari) ndryshoi mendje. Jo thotë, nuk do t’ju jap më apartamente dhe e kërkon ta rivendos prapë në ekzekutim vendimin e gjykatës, vendim për të cilin kishin bërë deklaratë noteriale. Familjarët më pasi drejtohen gjykatës me një padi, ku i thonë se ne nuk jemi dakord me vendimin e përmbaruesit gjyqësor sepse ne kemi lidhur marrëveshje tashmë. Kur bëhet deklaratë noteriale mes palëve bien efektet juridike. Gjykata e shkallës së parë i jep të drejtë dhe thotë se ky vendim i gjykatës është i pavlefshëm, sepse e keni zgjidhur konfliktin. Çështja shkon në gjykatën e Apelit ku ndodh çudia. Gjykata e apelit i jep të drejtë palës kreditore dhe i thotë rrëzimin e padisë dhe ky konflikt vazhdon. Sipas këtij vendimi kreditori nuk e ka falur detyrimet pavarësisht se ka bërë një deklaratë noteriale. Këtu kemi dy vendime të kundërta për të njëjetën çështje. Gjykata e faktit mendon ndryshe dhe iu jep të drejtë familjarëve, Gjykata e Apelit i jep të drejtë kreditorëve”, thotë avokati Klodian Reçi.


Më pas familjarët i drejtohet me një kërkesë Gjykatës së Lartë dhe bëhet rekurs, për të gjykuar cila është vlera ligjore e kësaj deklarate. Por sipas avokatit kjo gjykatë më paturpësinë më të madhe nuk pranoi kërkesën e pezullimit, mbi vendimin e Gjykatës së Apelit.

Më pas ai tregon dhe se si u bë një ankand fiktiv për këtë pronë. “Ligji i jep të drejtën që kreditori, ai që ka fituar gjyqin të jetë i pranishëm gjatë ankandit. Sepse meqenëse se gjykata e lartë nuk vendosi pezullimin, familjarët duhet të paguajnë dhe 270 milionë. Në kushtet kur nuk kishin pasuri të tjera për të rikuperuar shumë 270 milionë lekë si detyrim për përdorimin e tokës, atëherë shkon dhe vendoset sekuestro mbi shtëpinë. Kështu në ankand këto dy objekte kishin vlerën 150 mijë euro dhe prapë sot familjarët janë në debitorë. Pra këta kanë humbur dhe shtëpinë, por janë dhe debitorë. Në ankand përveç kreditorit, prezent ishte dhe një person tjetër dhe një shoqëri tregtare. Pra ishin dy veta që kërkonin të blinin këto dy shtëpi. Kjo shoqëri tregtare na figuron që është një shoqëri tregtare që e zotëron kreditori (pronari i ri). Por ligji nuk e lejon që kreditori të marrë pjesë në dy forma dhe si kreditor por ka fut dhe një subjekt tregtar që e zotërojnë kreditorët dhe është bërë me qëllim që kjo shoqëri ti prishi dhe më vonë të marrë një leje ndërtimi”./ Opinion.al

Etiketa: Klodian ReçiKonfliktiprona


Ju sugjerojmë

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar
Bota

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar

8 Tetor, 2025 9:36 am
Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
Aktualitet

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

8 Tetor, 2025 8:49 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kthjellime dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

8 Tetor, 2025 8:47 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 8 tetor 2025

8 Tetor, 2025 8:28 am
Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit
Politikë

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit

7 Tetor, 2025 11:18 pm
Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
-U tha në Opinion

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:27 pm
Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
-U tha në Opinion

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:23 pm
Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza
Bota

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza

7 Tetor, 2025 10:02 pm
Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola
Sport

Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola

7 Tetor, 2025 8:32 pm
9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet
Kryesore

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet

7 Tetor, 2025 8:32 pm
Para
PD thirrje Ramës: Hiq dorë nga kërcënimi i protestuesve

PD i përgjigjet Rudina Hajdarit: Nuk përfaqëson partinë

I ndalon Mbretëresha, 2 gjërat që Kate e Meghan nuk duhet t’i bëjnë kurrë

Ky gjest i jep fund fjalëve për marrëdhënien mes Markle dhe Middleton

Ministri Liam Fox: Brexit-i mund të mos ndodhë

BREXIT, çfarë do të ndodhë?
















TE FUNDIT

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar
8 Tetor, 2025

Teksa Kazakistani po vazhdon me planet ambicioze për të ndërtuar një rrjet modern të vëzhgimit dhe për të përmirësuar infrastrukturën...

Lexo më shumë

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
8 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka postuar një mesazh ndërgjegjësues në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit...

Lexo më shumë

Kthjellime dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
8 Tetor, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime...

Lexo më shumë

Horoskopi, 8 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
8 Tetor, 2025

DASHI Kjo periudhë premton të jetë plot energji dhe iniciativë. Marsi, planeti juaj udhërrëfyes, ju jep forcë dhe vendosmëri, por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com