Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA në Ukrainë, mbështet hetimin e krimeve të luftës

2022/06/21 at 8:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA në Ukrainë, mbështet hetimin e krimeve të luftës

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Merrick Garland vizitoi Ukrainën të martën, më 21 qershor duke theksuar mbështetjen amerikane për të ndjekur penalisht ato forca ruse të akuzuara për krime lufte dhe mizori të tjera.

Garland u takua me Prokuroren e Përgjithshme të Ukrainës, Iryna Venediktova, e cila po drejton hetimin e atyre që Kievi thotë se janë 16,000 krime lufte të raportuara që kur Rusia pushtoi vendin gati katër muaj më parë. Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në Ukrainë.

Gjatë takimit në qytetin e Lvivit, Garland bëri të ditur krijimin e një ekipi të fokusuar në gjurmimin e kriminelëve të luftës.

“Ne dhe partnerët tanë do të ndjekim çdo rrugë në dispozicion për t’u siguruar që ata që janë përgjegjës për këto mizori të mbahen përgjegjës,” u tha Garland gazetarëve teksa hynte në takimin me Venediktovën.

Ekipi i krijuar do të ndihmojë Ukrainën me ndjekjen penale, mbledhjen e provave, mjekësinë ligjore dhe analizën ligjore të abuzimeve të të drejtave të njeriut, krimeve të luftës dhe mizorive të tjera, tha departamenti, duke shtuar se këshilltari kryesor i ekipit dikur udhëhoqi përpjekjet për të gjurmuar kriminelët nazistë të luftës.

Ekipi do të fokusohet gjithashtu në krimet e mundshme të luftës mbi të cilat Shtetet e Bashkuara kanë juridiksion, duke përfshirë vrasjen dhe plagosjen e gazetarëve amerikanë që mbulojnë luftën, tha departamenti amerikan i drejtësisë.

“Amerika – dhe bota – ka parë shumë imazhe të tmerrshme dhe kanë lexuar rrëfimet tronditëse të brutalitetit dhe vrasjeve që ka sjellë pushtimi i padrejtë i Rusisë në Ukrainë,” tha Garland në deklaratën e departamentit.

Venediktova falënderoi Garland për mbështetjen e tij, duke e quajtur atë “shumë të rëndësishme”.

“Ne të gjithë e kuptojmë se kemi armiq të mëdhenj,” tha ajo.

Gati katër muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Kievi thotë se ka identifikuar mijëra raste të dyshuara për krime lufte.

Më të njohurit kanë qenë akuzat për vrasje të civilëve në Buça. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka denoncuar këto vrasje si krime lufte./REL

Ju sugjerojmë

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Para
“18 kg për të mërkurë”/Pranga shqiptarëve në Angli, si u zbuluan shtëpitë e barit

“18 kg për të mërkurë”/Pranga shqiptarëve në Angli, si u zbuluan shtëpitë e barit

Më 24 korrik dorëzon mandatin, Panariti: Meta synon diçka përtej LSI

Më 24 korrik dorëzon mandatin, Panariti: Meta synon diçka përtej LSI

Dyshime për vdekjen e 17-vjeçares, avokati: Vrasja u kamuflua si aksident

Dyshime për vdekjen e 17-vjeçares, avokati: Vrasja u kamuflua si aksident

TE FUNDIT

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
8 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në fshatin Goskovë më datë 04.12.2023. Si rezultat i veprimeve hetimore të...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
8 Qershor, 2025

Është rikthyer në fushë Kombëtarja shqiptare dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë. Paraditen e...

Lexo më shumë

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
8 Qershor, 2025

Një ndeshje të vështirë e cilësoi trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, atë me Shqipërinë të shtunën në Tiranë. Ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com