Politikë

Më 24 korrik dorëzon mandatin, Panariti: Meta synon diçka përtej LSI


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:09 - 21/06/22 |
Opi Nion

Shefi i kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti, ka deklaruar se pas 24 korrikut Presidenti Ilir Meta do të jetë pjesë e politikës duke theksuar se kreu i shtetit ka dhënë sinjale që synon diçka përtej LSI.

I ftuar në news 24, Panariti u shpreh se Meta ka një projekt politik të bashkimit të opozitës, por që gjithsesi mbetet për tu parë.

“Këtu nuk ka mister, ai ka deklaruar që do të jetë pjesë e politikës, riintegrimi i tij mbetet për tu parë. Janë dhënë sinjale që synon diçka përtej LSI , një bashkim, mbetet për t’u parë…Ka një projekt politik që do ta bëjë publik në kohën e duhur…

E sigurt është që ky projekt politik i bashkimit të opozitës do të jetë pjesë e zotit Meta. Unë nëse do jem në politikë aktive, normalisht mund të ketë edhe figura të reja, sa për mua niveli i angazhimit mbetet për tu parë”, tha ai.

 

Pas