Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA: Është koha të hiqen kufizimet

2020/05/01 at 11:32 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA: Është koha të hiqen kufizimet

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara William Barr tha sot se me uljen e dukshme të kurbës së infeksionit të koronavirusit, ka ardhur koha që vendi të fillojë të lehtësojë disa prej kufizimeve të distancimit social të vendosura nga qeveritë e shteteve në muajt e fundit për të ngadalësuar përhapjen e virusit.


“Tani që kurba është rrafshuar, shkalla e përhapjes është ngadalësuar, sistemi ynë nuk është mbingarkuar dhe është koha për t’u përshtatur me situatën,” tha prokurori Barr gjatë një seance me pyetje-përgjigje me publikun në Twitter. “Është koha që të fillojmë t’i sprapsim disa prej këtyre kufizimeve në mënyrë të rregullt dhe të arsyeshme.”

Në përgjigjen e tij në video, Barr vlerësoi planin me tre faza të Presidentit Donald Trump për rihapjen e ekonomisë kombëtare si një “kornizë të arsyeshme pune “. Plani i paralajmëruar javën e kaluar rekomandon një trajektore rënëse 14-ditore të rasteve të dokumentuara të koronavirusit përpara se shtetet individuale të mund tu japin fund kufizimeve. Të paktën 31 shtete kanë njoftuar planet për të rihapur ekonominë në shkallë të ndryshme, edhe pse shumë nuk kanë përmbushur udhëzimet e Shtëpisë së Bardhë.

Kryeprokurori Barr, i cili ka qenë kritik i zëshëm për disa nga kufizimet e distancimit social si tepër të ashpra, paralajmëroi përsëri se Departamenti i Drejtësisë do të marrë në konsideratë bllokimin e masave lokale dhe shtetërore që privojnë qytetarët nga liria fetare dhe liritë e tjera civile.

“Ne jemi në vëzhgim të kufizimeve që janë të zgjeruara, shumë të përgjithësuara dhe padrejtësisht diskriminuese ndaj lirive, siç është liria fetare dhe ajo e fjalës dhe ne do të përpiqemi të punojmë me qeveritë shtetërore dhe lokale për të adresuar këto shqetësime dhe në një rast të caktuara do të marrim masa”, tha Barr në përgjigje të një pyetjeje.

Në një memorandum të publikuar të hënën, Barr udhëzoi prokurorët më të lartë federalë të vendit që të “vëzhgonin për direktiva shtetërore dhe lokale që mund të shkelnin të drejtat kushtetuese dhe liritë civile të qytetarëve.”

“Nëse një urdhëresë shtetërore apo vendore tejkalon kufirin, nga një ushtrim i duhur i autoritetit për të ndaluar përhapjen e COVID-19, në një shkelje të madhe të mbrojtjeve kushtetuese dhe ligjore, Departamenti i Drejtësisë mund të jetë i detyruar të adresojë këtë situatë në gjykatën federale”, tha kryeprokurori Barr.

Memorandumi pasqyron padurimin në rritje të kryeprokurorit Barr me urdhërat e qëndrimit në shtëpi dhe masat e tjera të distancimit social të zbatuara nga qeveritarët e shteteve që nga fillimi i marsit në një përpjekje për të frenuar valën e koronavirusit dhe për të shpëtuar jetë. Kundërshtimi i kufizimeve çoi në protesta në disa kryeqytete të shteteve amerikane javën e kaluar.

Në një intervistë për Fox News në prill, Barr tha se disa nga masat e distancimit shoqëror të zbatuar nga qeveritarët e shteteve ishin “drakoniane”.

Departamenti i Drejtësisë më vonë paraqiti një “deklaratë” në mbështetje të një kishe që po padit qytetin Greenville në Misisipi, mbi një ndalim të shërbimeve pa dale nga makina.



Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Para
Bota në luftë me koronavirusin, Koreja e Veriut teston dy raketa balistike

U publikuan lajme për vdekjen e tij, Kim Jong-un shfaqet në publik

Dy shenjat e horoskopit më me fat për sot

Horoskopi 2 Maj,  zbuloni shenjat me fat

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2019

Reshje dhe rënie temperaturash, si do të jetë moti sot
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}