Aktualitet

Prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj fshehu pronën me vlerë 700 milionë Lekë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:23 - 07/12/21 |
Opi Nion

Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi disa ditë më parë se si prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj ka fshehur borxhin prej 50 mijë Euro duke mos e deklaruar pranë ILDKPKI, që në fakt përbën vepër penale dënimi i së cilës shkon deri në 7 vite burg.

Sot Stop publikon të tjera fakte për pasurinë e prokurorit Emëror Kasaj. Në deklaratën e pasurisë të vitit 2015 prokurori i Gjirokastrës ka deklaruar blerjen e një toke arë 1000m2 dhe një objekti të ndërtuar në të me vlerën e 50 milionë lekëve të vjetra në vitin 2010.

Emisioni Stop ka siguruar dy dokumente; kontratën e blerjes së tokës dhe deklaratën noteriale të objektit.

Në to ka parregullsi, pasi vlera e tokës nuk i është referuar çmimit të referencës dhe vlera e objektit nuk pasqyrohet. Kjo fshehje e të ardhurave është e dukshme, pasi kjo pronë realisht nuk vlen 50 milionë Lekë të vjetra.

Stop disponon dy akte ekspertimi që janë bërë pikërisht për vlerën e referencës së tregut mbi këtë pronë. Sipas ekspertes, vlera e saj është rreth 700 milionë Lekë të vjetra dhe jo 50 milionë Lekë të vjetra, siç e ka deklaruar prokurori Emëror Kasaj në formularin e pasurisë. / Tv Klan

Pas