Kryesore

Prokurori: Deri në 3 vjet burg për infermieren që dhunoi të moshuarën në azil



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:55 - 03/11/22 |
Opi Nion

Një infermiere në shtëpinë e të moshuarve në Pejë ka dhunuar barbarisht një grua të moshuar.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shfaqen së bashku me të renë edhe 3 vajza të tjera, ku njëra prej tyre është ajo që filmon gjithë ngjarjen e rëndë.

Rasti shkaktoi indinjatë në opinionin publik dhe solli mjaft reagime.

Dorjan Juniku, prokurori i Pejës, i cili është duke u marrë me çështjen tha në “Euronews albania” se vajza që shihet në video duke dhunuar të moshuarën, sipas kodit penal, rrezikon dënimin me burg deri në 3 vjet.

“Në kodin penal përcaktohet se sulmi ndaj viktimave të ndjeshme, siç është rasti në fjalë, maksimumi i dënimit është 3 vjet”, tha prokurori.

Ai sqaroi se nisur nga fakti që infermierja punon në një institucion privat, nuk mund të vlerësohet si person zyrtar. Nëse do të ishte e tillë, do të akuzohej për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës, shpjegoi prokurori.

Policia e Kosovës reagoi menjëherë pas publikimit të videos duke arrestuar tri të dyshuara. Ndërkohë familjarët të mërkurën pasdite e tërhoqën gruan e moshuar nga shtëpia e të moshuarve.

Pas