Aktualitet

Projekti Thumanë-Kashar,banorët e Bërxullës në protestë:Do ta mbrojmë pronën me gjak



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:30 - 16/11/22 |
Opi Nion

Banorët e Bërxullës kanë protestuar ditën e sotme para ambienteve të Kryeministrisë lidhur me projektin e rrugës Thumanë-Kashar, nga i cili preken disa banesa dhe hektarë tokë në këtë Njësi Administrative.

Në një prononcim për mediat një prej banorëve që preket nga projekti tha se shpërblimi që pritet të merrë për banesën është 4 milionë lekë. Ndër të tjera, protestuesja kërkon që ministrja Balluku të ulet të bisedojë me ata lidhur me kërkesat që kanë, ndërsa shtojnë se do ta “mbrojnë me gjak pronën”.

“Ne do të shpronësohemi me anë të VKM-së ,me 4 milionë lekë, ky është ligji që është zbatuar nga Këshilli i Ministrave. Vetë pronari ka thënë do iu japin edhe 2 milionë lekë më tepër, dhe ti me 6 milionë lekë mbyll kapitullin. Ai që po bën punimet, që ka marrë lotin e Bërxullit ka thënë këto fjalë. Kemi rreth 35 ditë që protestojmë nuk do e lejojmë në asnjë lloj momenti, asnjëlloj forme sikur nami le të bëhet. Le të vijë Balluku të ulet në bisedime sepse e kemi kërkuar që nga dita e parë, sot po e kërkojmë të vijë të ulet me ne. Janë kërkesat njerëzore, çfarë do bëj unë me 4 milionë lekë. Ne do ta ngrejmë zërin tonë, nuk do ta lëshojmë këtë gjë, këtë betejë do jetë mjaft e fortë, ta dinë edhe koncensionarët, me gjak do ta mbrojmë pronën tonë, është djersa e të gjithëve. Edhe unë që kam 27 vite kam derdhur djersë aty jo më prindërit e mi, me gjithë sakrificat e kanë mbrojtur, aty hanë bukë edhe brezat e ardhshëm, është pronë pasuri”, u shpreh ajo.

 

Pas