Politikë

Projekt-rezoluta/Balla:Pretendimet e Dick Marty-t të pabazuara. Opozita ta votojë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:35 - 21/07/22 |
Opi Nion

Taulant Balla në seancën plenare të ditës së sotme, prezantoi projekt-rezolutën për raportin e Dick Marty.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se çdo dyshim për krime lufte duhet zbardhur nga organet e drejtësisë dhe se çdo proces duhet të mbarojë me qëllim që popujt të gjejnë forcën që të pajtohen e të jetojnë së bashku duke u munduar të shërojnë plagët e së shkuarës. Ndaj për ta bërë këtë, sipas Ballës duhet që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës të realizojë  një raport vijues dhe rishikim të rezolutës duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri e Kosovë nën dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade.

Ndër të tjera, ai tha se rezoluta, i kërkon qeverisë shqiptare, të mbetet plotësisht e përkushtuar, për të ndihmuar drejtësinë dhe identifikuar përgjegjësinë për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi.

 Në vijim të qëndrimeve tona të kahershme për vlerësimin e legjitimitetit të luftës heroike, çlirimtare të UÇK dhe duke rishprehur qëndrimin tonë se nuk mund të vendosen kurrsesi paralele midis masakrave çnjerëzore, spastrimeve etnikë, depërtimeve, vrasjeve, përdhunimeve, plaçkitjeve dhe krimeve të luftës nga drejtues dhe anëtarë të makinerisë zyrtare luftarake serbe dhe paramilitare të saj gjatë luftës në Kosovë nga njëra anë dhe integritetit e kauzës së drejtë të UÇK si reagim në mbrojtje të jetës dhe lirisë të popullit në Kosovë nga ana tjetër bazuar në parimin se çdo dyshim për krime lufte duhet zbardhur nga organet e drejtësisë sipas parimeve të procesit të rregullt ligjor dhe nuk mund të ketë çështje pafundësisht në hetim por se dhe çdo proces duhet të mbarojë dikur me qëllim që popujt të gjejnë forcën që të pajtohen e të jetojnë së bashku duke u munduar të shërojnë sadopak plagët e së shkuarës.

Kemi arritur në konstatimin se pas 10 vitesh e më shumë hetimet të thelluara nga së pari, task forca speciale e BE dhe më pas zyra e prokurorit të specializuar, pretendimet e ngritura në raportin e zotit Dick Marty, dokumenti 12462 i datës 7 Janar 2011 asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit Europian për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri e Kosovë, të përfshira në rezolutën 17/82 2011, pika 1 dhe 4, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e në fakte e për rrjedhojë duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare. 

Për këtë qëllim kemi propozuar për miratim në kuvendin e Shqipërisë pas një pune disa mujore këtë rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë e Shqipëri ku sikurse do ta lexoj për gjithë publikun shqiptar këtej dhe matanë kufirit, synimi është t’i kërkojmë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë sikur e parasheh procedura e kësaj asambleje, një raport vijues dhe për pasojë dhe rishikim të rezolutës 17/82 2011 , duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri e Kosovë nën dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, 11 vite që të jemi korrekt, fakteve dhe provave, informacioneve të përditësuara sikur dhe për sa i përket angazhimit, bashkëpunimit dhe gatishmërisë të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

Gjithashtu, rezoluta, i kërkon qeverisë shqiptare, të mbetet plotësisht e përkushtuar, për të ndihmuar drejtësinë dhe identifikuar përgjegjësinë për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi dhe ripërsërisim thirrjen për të gjithë të interesuarit që të bashkëpunojnë me mekanizmin ndërkombëtar për kryerjen e funksioneve të mbetura në gjykatat penale brenda atij juridiksioni që ato kanë bashkëpunim. Natyrshëm, unë besoj që kjo projektrezolutë, duhet të ketë dhe jam i bindur që do ta marrim mbështetjen përtej ndërhyrjeve pa sens dhe pavend sot këtu të të gjithë anëtarve të kuvendit të Shqipërisë. Në dokument, sikurse do ta lexoj rikonfirmohet vullneti i palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën”.

Më tej Balla i bëri thirrje opozitës që të votojnë pro rezolutës.

 “Të dashur kolegë kjo është rezoluta që unë besoj që në këtë sallë nuk do të ketë sot asnjë votë kundër, as një votë abstentim por është në nderin e çdo deputeti që ta votojë. Në fund lidhur me diskutimet pa vend që janë kryer për muaj me radhë në këtë foltore lidhur me deklaratat rezolutat e Shqipërisë sa i përket luftës në Kosovë, Kuvendi ka miratuar 8 rezoluta dhe 11 deklarata për Kosovën. Pjesa më e madhe e tyre janë miratuar në një kohë kur PD e kishte bojkotuar Kuvendin e Shqipërisë. Kujtoj këtu sesionin e vjeshtës ‘98 dhe të pranverës ‘99 kur ka qenë edhe momenti kulminant i luftë në Kosovë, PD nuk ka qenë në Kuvendin e Shqipërisë.

Si t’ia bëjmë ne kur ju nuk jeni këtu, nuk ekzistojnë këto dhe duhet të ktheheni ju pas 23 viteve të riparoni gabimin e babës që nuk ishte në parlament më 18 Janar 1999. Kuvendi i Shqipërisë e ka mbajtur qëndrimin atëherë kur duhej, kur ishte flaka dhe gjaku i luftës. Ktheheni ju pas 23 vitesh dhe doni ju që të riparoni gabimet e babës, gabimet e babës nuk i riparoni dot. Ju bëj thirrje me përgjegjshmëri të lartë dhe me atdhedashuri po të doni, votoni dokumentin që keni përpara”, u shpreh Balla.

 

Pas