Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Programi për bujqësinë, Basha:100 milionë € çdo vit për fermerët shqiptarë

2021/02/12 at 12:27 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha tregon angazhimin e I të programit: Minimumi 110,000 vende pune

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar këtë të premte programin e PD për bujqësinë. Gjatë fjalës së tij kryedemokrati tha se  “Shqipëria fiton bujqësinë” është një plan serioz pune i hartuar me ekspertët më të mirë dhe është diskutuar fermerë në të gjithë vendin.


“Shqipëria fiton bujqësinë” është një plan serioz pune, mbi të cilin kemi punuar për 2 vite me radhë me specialistët më të mirë të vendit. Kemi folur dhe diskutuar me fermerët, të vjetër e të rinj, nga jugu në veri, që na kanë thënë se si mund dhe si duhet t’i ndihmojë qeveria”, tha Basha.

Basha tha se pikat kryesore të programit “Shqipëria fiton bujqësinë janë”:

1.”Objektivi ynë është t’i kthejmë fshatrat dhe zonat rurale të vendit, nga të harruara e tërësisht të braktisura nga qeveria aktuale, në faktorë zhvillimi. T’i kthejmë ato në mundësi që ofrojnë punësim, mirëqenie dhe standarde më të larta jetese.

2.Do të mbështesim fort ekonominë e fermerëve dhe sipërmarrësve të këtij sektori, dhe do rrisim cilësinë e shërbimeve për ta dhe familjet e tyre, siç janë arsimi dhe shëndetësia. Ne do t’i japim fund një paradoksi të thellë makroekonomik dhe social, i cili fatkeqësisht mbizotëron prej një kohe të gjatë.

3. Angazhohem që të subvencionojmë me një shifër rekord, drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit, 100 milionë euro në vit për fermerët shqiptarë dhe të financojmë 50 milionë Euro të tjera çdo vit për infrastrukturën bujqësore, krahas financimeve të Bashkimit Europian.

4.Mbështetje direkte me para në dorë për çdo dylym tokë të kultivuar dhe krerë në blegtori. Kjo do të ulë shpenzimet e fermerëve për mekanikën bujqësore, pajisjet e mekanizimit, imputet bujqësore bazë, plehrat kimike, farërat,  fidanet, racat e kafshëve, produktet e mbrojtjes se bimeve etj.  Fermeri shqiptar do të arrijë të shesë prodhimin e tij dhe të të dalë me fitim, me para në xhepin e tij, para  për vete dhe për familjen e tij. Ne do t’i transformojmë fermat shqiptare në biznese fitimprurëse! Asnjë fermer, bujk apo blegtor, akuakulturë apo bletari, nuk do të mbetet pa mbështetje.

5.Ne do të zhbëjmë burokracinë korruptive dhe frenuese dhe do t’ju mundësojmë të gjithë fermerëve që të kenë lehtësi në punën e tyre, pa ua zhytur dorën thellë e më thellë në xhep për t’iu marrë edhe qindarkat e fundit. Angazhimin që do ta bëjmë realitet menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

6.I vetmi dokument me te cilin fermeri do te paraqitet për të përfituar mbështetje financiare, do të jetë karta e identitetit, numri unik i të cilës do të shërbejë edhe si NIPT-i i fermerit. Taksa e tokës do të zerohet për të gjithë fermerët që e punojnë tokën e tyre.

7.angazhohem për aksesin e plotë e të lirë në tregje, çmontim monopleve të tregjeve dhe heqjen e çdo pengese që fermeri të arrijë ta çojë prodhimin në treg. Pa gjoba dhe pengesa të shpikura për t’ju rrjepur qindarkën e fundit”./Opinion.al

Etiketa: bujqesiprogramips


Ju sugjerojmë

Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Bota

Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

6 Janar, 2026 9:29 pm
800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë
Aktualitet

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

6 Janar, 2026 8:58 pm
Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës
Bota

Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës

6 Janar, 2026 7:27 pm
Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit
Aktualitet

Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit

6 Janar, 2026 6:59 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren

6 Janar, 2026 6:55 pm
Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë
Bota

Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë

6 Janar, 2026 6:20 pm
Çfarë do të thotë kapja e Maduros për Rusinë?
Bota

Çfarë do të thotë kapja e Maduros për Rusinë?

6 Janar, 2026 5:14 pm
“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
Rajoni

Kosovë/ Vjosa Osmani nën hetim për pasurinë, Presidenca: Mirëpresim çdo verifikim

6 Janar, 2026 4:18 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Begaj dekreton ligjin për rivlerësimin e pronave me 5%, ja kur hyn në fuqi

6 Janar, 2026 3:37 pm
U përmbyt kati i parë, Lamallari në burgun e Durrësit: Situata nën kontroll
Aktualitet

U përmbyt kati i parë, Lamallari në burgun e Durrësit: Situata nën kontroll

6 Janar, 2026 3:23 pm
Para
Rrogozhinë/Duma në fshatrat e përmbytur:Ja ç’do të thotë vullnet qeverisës

Rrogozhinë/Duma në fshatrat e përmbytur:Ja ç'do të thotë vullnet qeverisës

Arrestimi i gjyqtares Hoxha, kreu ILD-së: Koha që secili të bëjë llogaritë

Arrestimi i gjyqtares Hoxha, kreu ILD-së: Koha që secili të bëjë llogaritë

Shkeli masat kundër COVID-19, gjobitet Blendi Klosi me 5 milionë lekë

Shkeli masat kundër COVID-19, gjobitet Blendi Klosi me 5 milionë lekë
















TE FUNDIT

Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
6 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA mund të ndërmarrë një tjetër operacion ushtarak në Venezuelë, nëse autoritetet atje reshtin së...

Lexo më shumë

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë
6 Janar, 2026

Mbi 800 banesa në Durrës kanë prezencë uji, ndërsa 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë. Këtë njoftuan ministri i Mbrojtjes...

Lexo më shumë

Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës

Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës
6 Janar, 2026

Autoriteti i Aviacionit Civil francez u ka kërkuar të hënën linjave ajrore të anulojnë 15% të fluturimeve deri vonë në...

Lexo më shumë

Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit

Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit
6 Janar, 2026

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e ri të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com