Aktualitet

Programi i PS në zgjedhje/ Rama:Do ndajmë platformën për Shqipërinë e 2030


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:11 - 02/02/21 |
Semiljana Azizi

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencën së përjavshme “Ekonomia ne fokus”  është pyetur për programin e Partisë Socialiste me të cilin do të konkurrojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas tij, PS do të ndajë më shqiptarët një program për Shqipërinë e 2030. Ndër të tjera, ai ka theksuar  se qytetarët duhet të ballafaqojnë karakteret e lidershipit e forcës politike pastaj dhe programet.

Qytetarët e kanë shumë të thjeshtë, duhet të ballafaqojnë karakteret pastaj sigurisht dhe programet, pastaj çfarë është bërë dhe kush duhet të bëjë më shumë. Kjo fillon nga karakteri, nga karakteri i lidershipit, i forcës politike, nga karakteri i forcave politike. Ne e kemi thënë me kohë që ne do të ndajmë me qytetarët një platformë për Shqipërinë e vitit 2030 sepse praktikisht jemi në kushtet kur nuk mund të flasim me qytetarët për thjesht një program elektoral për të marrë punët e vendit por do të flasim për një vizion dhe ecuritë e punëve në vend dhe për të ndarë me qytetarët bindjen tonë se vetëm ne jemi në gjendje që qytetarët duan, të gjithë duam. Së shpejti besoj do kemi mundësi ta ndajmë këtë vizion me qytetarët”, deklaroi kryeministri Rama./Opinion.al

Pas