Aktualitet

PD kallëzon në SPAK kryetarin e Bashkisë Elbasan për “shpërdorim detyre”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 02/02/21 |
Semiljana Azizi

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK Kryetarin e Bashkisë Gledjan Llatja, duke e akuzuar për “shpërdorim të detyrës”.

Arsyeja e kësaj akuze është kontrata e partneritetit publik privat, që i mundëson kompanisë private ndërtimin e Kullave në lulishten pranë Bashkisë së Elbasanit.

Bëhet me dije se Bashkia po përfiton vetëm 2648 m2 sipërfaqe të re ndërtimi, ndërkohë që duhet të kishte përfituar 14 560 m2. Në këtë mënyrë, institucioni i Bashkisë ka humbur një sipërfaqe prej 11, 912 m2, ose rreth 8.3 milion euro, njofton PD.

Sipas Partisë Demokratike, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, me veprimet e paligjshme të Kryetarit të Bashkisë Elbasan, është favorizuar kompania private, duke falur tokë publike për ndërtimin e Kullave në qendër të qytetit të Elbasanit.

“Nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme, Kryetari i Bashkisë Elbasan, ka dëmtuar interesin publik, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik Bashkisë Elbasan, në të paktën 8.3 milion euro, duke konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim i detyrës” – thuhet në kallëzim./Opinion.al

Pas