Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/ Kush ishte Xhorxh Everest, maja më e lartë në botë mban emrin e tij edhe pse nuk arriti ta vizitojë

2018/08/18 at 10:46 PM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Profil/ Kush ishte Xhorxh Everest, maja më e lartë në botë mban emrin e tij edhe pse nuk arriti ta vizitojë

Nga William DeLong


Sër Xhorxh Everest, ishte eksploruesi më i madh në historinë britanike. Në vitin 1823, ai mori përsipër eksplorimin e imtësishëm të Indisë, pas vdekjes së eprorit të tij, kur dhe mori pozitën e kryevëzhguesit të përgjithshëm të Indisë 7 vjet më vonë. Për shkak të hartave shumë të sakta të Everestit në Indi, ai u nderua në një mënyrë shumë të veçantë. Mali Everest, maja më e lartë e botës, mban emrin e tij.

Po kush ishte Xhorxh Everest? Interesi i Everest në vëzhgimin e rajoneve të ndryshme, lindi që në vitet e studimit në shkollën ushtarake në Angli. I riu shkëlqeu në dijet e tij inxhinierike, dhe ndërmori një turne 7-vjeçar në Bengal, gjatë viteve 1806-1813. Në vitin 1814, ai u zhvendos në Inditë Lindore të Holandës, ku ndihmoi në përfundimin e studimit trigonometrik të ishullit Java për 2 vjet me radhë.

Më pas, Everest u rikthye në Indi më 1818, ku kaloi 25 vitet e ardhshme duke e ndihmuar Britaninë në hartimin e gjithë nënkontinentit. Kur Everest u kthye në Indi, ai iu bashkua kolonelit Uilliam Lembton, një mik i mirë me të cilin punoi që më 1806 në studimin gjeografik të Bengalit.

Lembton vdiq më 1823, dhe kjo i dha Everest një shans të artë për të vënë në zbatim të plotë dijet e tij teorike. Në vitin 1830, Everest u bë vëzhguesi kryesor i Indisë. Kjo i mundësoi të merrte edhe më shumë burime financiare, për të vazhduar studimin gjigant të Indisë.

Ai kreu matje të sakta të një vendi të madh, dhe me një gamë të gjerë klimatike. Ai dhe bashkëpunëtorët depërtuan mes xhunglave të dendura dhe shkretëtirave të thata. Në një moment, Everest sëmuret. Puna u ndal. Sapo shërohet, rikthehet dhe vazhdon punën. Everesti ishte më shumë se sa thjesht një gjeograf, ai ishte edhe një shpikës.

Si inxhinier, ai bëri disa përmirësime në pajisjet matëse të kohës. Ekipet e tij kanë bërë matje të sakta nga Himalajet, deri në majën jugore të nënkontinentit indian, një arritje e jashtëzakonshme duke pasur parasysh se kryerja e matjeve në terren, bëhej pa ndihmën e lazerëve të teknologjisë së lartë, sateliteve apo fotove ajrore.

Ekipet e vëzhgimit filluan të përdorin teodolitët primitivë, përpara se Everesti t’i përmirësonte këto pajisje. Everesti ishte gjithashtu maniak pas saktësisë. Ai nuk largohej nga një zone, derisa të sigurohej se kishte marrë të dhënat e sakta. Informacioni i tij, ndihmoi në hartimin e hartave më të sakta gjeografike të Indisë.

Everesti u tërhoq nga detyra më 1843, kur kishte gradën e kolonelit në ushtri. Për punën e tij të vështirë, Mali Everest mori emrin e tij më 1856. Një matematikan që punonte në Vëzhgimin e Madh Trigonometrik të Indisë, me emrin Radhanath Sikhdar, zbuloi malin më të lartë në botë në vitin 1852.

Ai i raportoi gjetjet e tij tek Endrju Skot Voug, paraardhësi i Everestit si një matës i përgjithshëm. Katër vjet më vonë, Voug vendosi të emërtojë pikën më të lartë të botës sipas emrit të Everest. Mali Everest u bë emri anglez i majës më të lartë të botës, edhe pse vendasit tashmë kishin një emër për të.

Mali quhej Xhomolungma nga tibetianët, dhe Sagarmatha nga nepalezët. Anglishtja më në fund kishte një emër për të, pavarësisht kundërshtimeve nga vetë Everestt. Pesë vjet pas emërtimit të malit Everest, ish-gjeografi i famshëm mori titullin kalorës nga Mbretëresha Viktoria për kontributin e tij ndaj Britanisë.

Pesë vjet më vonë, më 1866, Everest vdes në paqe në Angli, pas një jete plot arritje. Kjo histori ka një ironi të madhe. Pasi Everesti nuk ka gjasa të ketë pare asnjëherë majën që mban emrin e tij.

Ai u tërhoq nga detyra më 1843-in, dhe ekipet britanike të vëzhgimit nuk kishin shkuar ende në Nepal për të matur lartësinë e maleve atje. Everesti pati një mal me emrin e tij, vetëm për shkak të reputacionit të tij si gjeograf, dhe për shkak se kolegët e tij më të rinj e adhuronin. / bota.al

Etiketa: xhorxh everest


Ju sugjerojmë

Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë
-Jetë dhe Stil

Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë

4 Korrik, 2025 1:53 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 4 korrik 2025

4 Korrik, 2025 8:15 am
Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?
Life Style

Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?

3 Korrik, 2025 8:23 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:12 am
Çfarë është fenomeni i “kupolës termike” dhe pse konsiderohet një “vrasës i heshtur”
Life Style

Çfarë është fenomeni i “kupolës termike” dhe pse konsiderohet një “vrasës i heshtur”

1 Korrik, 2025 6:43 pm
Kush e shpiku ruletën ruse?
Life Style

Kush e shpiku ruletën ruse?

1 Korrik, 2025 5:57 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 1 korrik 2025

1 Korrik, 2025 8:10 am
Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar: Ja shenja më me fat e muajit!
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar: Ja shenja më me fat e muajit!

30 Qershor, 2025 7:03 pm
Studimi i ri i OBSH: Vajzat adoleshente janë grupi më i vetmuar në botë
Life Style

Studimi i ri i OBSH: Vajzat adoleshente janë grupi më i vetmuar në botë

30 Qershor, 2025 4:27 pm
Me një spektakël magjik mode/ Muza Competition 2025 mbyll edicionin e saj të katërt
-Jetë dhe Stil

Me një spektakël magjik mode/ Muza Competition 2025 mbyll edicionin e saj të katërt

30 Qershor, 2025 2:21 pm
Para
Eshtë molla e sherrit me Kosovën, por Serbia hedh 1 milionë euro në liqenin dhe HEC-in e Ujmanit

Eshtë molla e sherrit me Kosovën, por Serbia hedh 1 milionë euro në liqenin dhe HEC-in e Ujmanit

Uthulla e mollës është kaq e dobishme, mësoni 7 efektet e saj

Uthulla e mollës është kaq e dobishme, mësoni 7 efektet e saj

Horoskopi, 4 gusht 2018

Zbuloni çfarë ka parashikuar Horoskopi për ju ditën e stome
















TE FUNDIT

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
5 Korrik, 2025

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe të shtunën, me gjithë aktgjykimin e gjykatës...

Lexo më shumë

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
5 Korrik, 2025

Gazetari Ihar Karnei ishte me humor të mirë atë mëngjes të së hënës, dy vjet më parë, kur u nis...

Lexo më shumë

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
5 Korrik, 2025

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë bllokuar një mjet lundrues tip skaf dhe kanë ndëshkuar me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com