Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/ Kush është Gjergj Cukali, “i forti” i rrugës “Myslym Shyri”

2019/05/31 at 10:06 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e ish policit, autori i dyshuar “i forti” i rrugës “Myslym Shyri”

Disa gjurmë gishti dhe biseda telefonike të përgjuara nga policia dhe prokuroria e Tiranës, kanë mundur të zbardhin të dyshuarin kryesor të vrasjes së ish-policit Arben Bilali. Sipas policisë së Tiranës ai është Gjergj Cukali, një emër mjaft i njohur për policinë kriminale, i cili ka shoqëri me Emiljano Shullazin, Arkimend Lushaj e persona të tjerë të botës së krimit.


Ende nuk dihet se cili ka qenë motivi që Cukali ka qëlluar me breshëri automatiku drejt ish-policit Bilali në 30 janar 2019, teksa viktima ka zbritur nga një makinë dhe i është drejtuar derës së shtëpisë në zonën e Selitës. Grupi hetimor ka ngritur dyshime të forta se vrasja e Bilalit mund të jetë kryer me pagesë.

Ndërkohë për këtë vrasje në 2 maj 2019 policia e Tiranës arrestoi Arben Tirana (Xhetani), banues në Shkozë, i proceduar disa herë për vjedhje. Momentalisht Xhetani ndodhet në masën e “arrestit në burg” të caktuar nga gjykata e Tiranës.

Kush është Gjergj Cukali

I konsideruar si “i forti” i rrugës “Myslym Shyri”, Cukali është një emër jo pak i njohur për autoritetet policore. Akuzat që rëndojnë mbi të janë të shumta, duke filluar nga pengmarrjet, armëmbajtjet pa leje dhe shpërndarje droge. Për herë të fundit ai u arrestua në 12 Prill 2018, pasi kishte shkelur masën e sigurisë, “arrest shtëpie”.

Ndërsa në Korrik të vitit 2016 ai u arrestua së bashku me 16 persona të tjerë si pjesë e një rrjeti kriminal që shpërndante kokainë në Tiranë. Ky grup drejtohej pikërisht nga Cukali, dhe sipas policisë, fitimet e tyre shkonin në 50 mijë Euro në muaj.

Historiku

*Më 24 Nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 10 vite burg Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004. Pengmarrja ka ndodhur rrugën “Myslym Shyri” dhe bëhej fjalë për një konflikt për 100 mijë Euro. Cukali përfitoi amnisti dhe doli pas disa vitesh.

*Më 20 Gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë Gjergji Cukali, pasi sipas policisë, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë.

*12 Korrik 2016, policia finalizoi një aksion ku goditi një rrjet të shpërndarjes së kokainës në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Në pranga në kohë të ndryshme u vunë 16 anëtarë të një grupi kriminal, të cilët sipas policisë drejtoheshin nga Gjergj Cukali. Në operacionin e koduar “Tangent” u arrestuan Gjergji Cukali, Artur Tarja, Muharrem Kallushi, Vjollca Gjoka, Gentian Balliu, Armand Gjoka dhe Krisald Kundraxhi. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata dyshohet se shpërndanin kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Ëillson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e “Porcelanit” dhe në rrugën e “Elbasanit”.

Por si u zhvilluan ngjarjet që prej arrestimit në vitin 2016 deri në lirimin e tij?
Një vendim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që mban datën 24 Maj 2017, i dha lirinë Gjergji Cukalit duke vendosur masë sigurie “arrest shtëpie”, gati një vit pas arrestimit.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë argumentonte se u vendos që Gjergji Cukali të qëndrojë në “arrest shtëpie” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Rezulton se “i forti i Myslym Shyrit” vuan nga astma bronkiale dhe ka kriza të shpeshta. Për këtë arsye, Gjykata e Lartë vendosi që Gjergji Cukali nuk mund të mjekohej në Institutin e Kujdesit të Veçantë Shëndetësor të të burgosurve Tiranë.
12 Prill 2018 Cukali bie sërish në pranga, pasi theu arrestin e shtëpisë. Gjykata e Lartë kishte dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Gjergj Cukalin, pasi në vitin 2016 është arrestuar si drejtues i një grupi që shpërndante kokainë në Tiranë. Pavarësisht se është një person i rrezikshëm, i dënuar për pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje, Gjykata e ka lënë në arrest shtëpie Cukalin, ndërkohë që vendimi i formës së prerë ende nuk është dhënë. Policia e Tiranës deklaronte në atë kohë se Cukali akuzohet për veprën penale “Largimi i të burgosurve nga vendi i qëndrimit”, që parashikon dënim deri në 4 vite burg./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Para
Arrestohet kapiteni i anijes së mbytur në Danub

Arrestohet kapiteni i anijes së mbytur në Danub

Dhuna ndaj mjekëve, bie në pranga 28 vjeçari në Elbasan

Dhuna ndaj mjekëve, bie në pranga 28 vjeçari në Elbasan

Kosova shpall person non-grata punonjësin rus të UNMIK-ut

Kosova shpall person non-grata punonjësin rus të UNMIK-ut
















TE FUNDIT

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
19 Korrik, 2026

Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}