Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profeti i parashikimeve, ja pesë fakte që nuk i dini për Nostradamus

2016/07/03 at 2:00 PM
në -Jetë dhe Stil, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Profeti i parashikimeve, ja pesë fakte që nuk i dini për Nostradamus

Profeti i parashikimeve lindi me emrin Michel de Nostraadame në dhjetor të vitit 1503 në Saint Remy të Francës dhe vdiq më 1 korrik 1566.


Nostradamus ishte një astrolog francez, kimist, farmacist, i cili botoi një përmbledhje parashikimesh me titull Les Propheties; libri u bë i famshëm në mbarë botën, po ashtu edhe autori.

Në 1555, Nostradamus shkroi librin e tij të famshëm të profecive të quajtur “Shekujt” ku ai përshkruan profecitë e tij në formën e citimeve me rimë. Në këto profeci, ai përdori shumë anagrama, alegorira, kalambura, fraza me kuptime sekrete dhe zhargon shkencor për të fshehur kuptimet e profecive. Pse e bëri këtë, akoma nuk është e qartë, por shumë besojnë se arsyeja ishte të mbronte veten nga autoritetet kishtare të atyre viteve.

Parashikimet e tij kanë bërë që shumë ndjekës të devotshëm të pretendojnë saktësinë e këtyre parashikimeve – që nga vdekja e mbretit të Francës Henri II e deri tek sulmet e 11 shtatorit 2001 të kullave binjake në SHBA.

Historianët thonë se Nostradamus ishte njohës i mirë i literaturës klasike greko–romake, që në kohën e tij ishte thuajse e panjohur ose e pa rizbuluar në Evropë; nga kjo literaturë (dokument, fjalime, letërsi, prozë, poezi) Nostradamus shkëputi fraza a thënie me kuptime filozofike (të gjëra, të shumëfishta), duke u bërë si ai që parashikon, parathotë, paralajmëron, profetizon, pro-fet: pro ‘para’ + fenai ‘thënie’). Madje, në krye të librit “Profecitë”, Nostradamus tërthorazi thotë se për ato që shkruan nuk është merita e tij: “Edhe pse, kam përdorur fjalën profeci, nuk do t’ia atribuoja vetes një titull të tillë kaq madhështor e fisnik siç është ai i Profetit”.

5 fakte që nuk i dini për Nostradamusin

Nostradamus u përjashtua nga shkolla mjekësore

Nostradamus u regjistrua në Universitetin e Avignon në 1519 në moshën 15-vjeçare, por u detyrua të largohej një vit më vonë, kur qyteti u prek nga murtaja dhe universiteti mbylli dyert e veta. Ai më pas kaloi tetë vjet duke udhëtuar në Francë, Itali dhe Spanjë hulumtimin duke punuar si në farmaci dhe duke ndihmuar viktimat e murtajës. Në 1529, Nostradamus u regjistruar në Universitetin e Montpellier (një prej institucioneve më të vjetra mjekësore ende në veprim edhe sot), por u përjashtua menjëherë pas universiteti mësoi se ai kishte punuar në parfumeri-një tregti që besohet të jetë inferiore me atë të një mjeku dhe që ndalohej nga rregulloret e universitetit. Vazhdon të ketë një debat mbi atë që nëse ai u kthye më pas për të përfunduar studimet e tij mjekësore, edhe pse nuk ka prova për të evidentuar që ai e bëri një gjë të tillë

Përveç profecive, Nostradamus publikoi një libër gatimi

Një nga publikimet më të hershme të Nostradamusit titullohet “Traktat mbi kozmetikën”. Për të dhënë udhëzime se si t’i bësh flokët bionde dhe për produkte të tjera që kanë të bëjnë me pamjen fizike të njeriut. Por gjithashtu libri i tij ofronte edhe këshilla për ushqime sa më të mira, sidomos kur bëhej fjala për përzierje të ndryshme.

Parashikimet e tij janë bazuar në ngjarjet nga e kaluara

Edhe pse perceptimi i Nostradamus si profet me një aftësi të çuditshme për të parashikuar me saktësi të ardhmen ka vazhduar që nga shekulli i 16-të, studiuesit tani besojnë se në fakt ai nuk është se ka poseduar një fuqi të mbinatyrshme për të parë në botën tjetër, por aftësinë për të projektuar të kaluarën në të ardhmen. Sipas Peter Lemesurier, një ish-gjuhëtari në Kembrixh, Nostradamus nuk ishte as astrolog as parashikues; ai thjesht besonte se historia do të përsëritej. Duke përdorur një teknikë që daton në kohët biblike e njohur si bibliomacia, Nostradamus zgjidhte ekstrakte nga burime më të vjetra në mënyrë të rastësishme dhe pastaj i përdorte për llogaritje për të ardhmen.

Bashkëkohësit e tij kritikonin aftësitë e tij astrologjike

Që kur botimi i parë i “Profecive” u botua në vitin 1555, Nostradamus tërhoqi vëmendjen e mbretëreshës së Francës, Catherine de Medici, e cila e thirri Nostradamus në Paris për të shpjeguar parashikimet e tij. Megjithatë, jo e gjithë vëmendja që ai mori ishte pozitive. Astrologët profesionistë të kohës kritikonin metodologjinë e tij si të paaftë dhe. Laurens Videl publikoi një broshurë në vitin 1558 me titull “Deklarata e abuzimeve, injorancës e trazirave të Nostradamus” ku ai mallkonte përmbajtjen e parashikimeve të Nostradamus dhe mungesën e aftësive me bazë astrologjike, duke thënë:” Unë mund të them me besim të plotë se kjo metodë astrologjie nuk është vërtetë”.

Profecitë e Nostradamus u përdorën si propagandë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Menjëherë pasi Gjermania pushtoi Poloninë në vitin 1939, Magda Goebbels, gruaja e ministrit të propagandës së Hitlerit, citoi një pasazh në librin “Misteret e Diellit dhe shpirtit”, në të cilën një nga strofat e Nostradamus thuhet se parashikonte krizat në Angli dhe Poloni në vitin 1939. Pasi ky libër kaloi në vëmendjen e burrit të saj, Joseph Goebbels urdhëroi krijimin dhe shpërndarjen e një broshure që do të bindte ata që jetojnë në vendet neutrale se fitorja ishte e pashmangshme, ashtu siç e kishte parashikuar Nostradamus shekuj më parë. Aleatët u kundërpërgjigjën me luftë psikologjike duke shpërndarë sasi të mëdha fletushkash mbi territoret e okupuara gjermane, duke pretenduar se Nostradamus në fakt kishte parashikuar humbjen e Gjermanisë.

Profecitë e vërtetuara të Nostradamusit

1- Gjatë bredhjeve të tij nëpër Europë, Nostradamus takoi në Itali një prift të ri franciskan me emrin Feliçe Përetti. Për habinë e kalimtarëve dhe të vet priftit, Nostradamus u gjunjëzua papritur përpara tij duke i thënë, “Hirësia Juaj” duke shtuar se ky prift i ri do të bëhej Papë. Asnjëri nuk e besoi, por prifti i ri u bë Papë (Papa Sikstus V) në 1585 – 50 vjet pas bërjes së parashikimit dhe 19 vjet pasi Nostradamusi vet kishte vdekur.

2- Nostradamus ka parashikuar me emër lindjen dhe bërjen të famshëm të Lui Pastër, kimist dhe bakteriologjist francez me famë (1822-1895). Ky parashikim është bërë 200 vjet më parë se të lindte Lui Pastër.

3- Nostradamus ka parashikuar me saktësi lindjen e prindërve të Hitlerit, hipjen e Hitlerit në fuqi, rënien e tij dhe pasigurinë lidhur me fatin e tij. Nostradamus ia thoshte emrin Hister.

4- Ka parashikuar me saktësi zjarrin e madh që i ra Londrës në 1666 dhe faktin që do të digjeshin shumë kisha. Gjeti edhe ngjarjen edhe datën me saktësi.

5- Parashikimi i Nostradamusit se mbreti Henri II i Francës do të dëmtohej padashje në sy dhe në një pjesë të trupit njëkohësisht dhe se ai do të vdiste më vonë për shkak të plagëve doli i vërtetë në 1559. Atë vit, mbreti i ri francez u plagos aksidentalisht në sy dhe në fyt, plagë nga të cilat ai vdiq më vonë.

6- Nostradamus parashikoi me saktësi lindjen e Napoleonit dhe hipjen e tij në fuqi në Francë. Ai parashikoi gjithashtu pamëshirëshmërinë e tij si politikan, ngjadhnjimet e tij ushtarake dhe frikën që do t’u shtinte ai Italisë, Spanjës, Anglisë dhe gjithë Evropës, internimin e tij, arratisjen dhe mposhtjen e tij në betejën e Vaterlosë (1815). Ai parashikoi gjithashtu vdekjen e Napoleonit në ishullin e Shën Helenës dhe madje edhe faktin se do t’i mbante flokët të prera shkurt. Profeti i madh përmendi dhe emrin e tij, Napoleon.

7- Profeti i madh parashikoi abdikimin, në 1936, të mbretit Eduard VIII të Britanisë për t’u martuar me gruan që dashuronte dhe hipjen pa dëshirë në fron të vëllait të tij që u bë mbreti Xhorxh VI.

8- Nostradamus parashikoi me emër diktatorin spanjoll Franko si edhe refuzimin që do t’i bënte ai në 1941, në një mbledhje të anëtarëve të boshtit, për t’i dhënë Gjermanisë dalje në Rivierë nëpërmjet Spanjës.

9- Nostradamus parashikoi madje edhe vdekjen e tij. Kur një natë më 1 korrik 1566, një nxënës i tij, i quajtur Shavinjy, i tha natën e mirë, Nostradamus iu përgjigj me emfazë, “Nesër, kur të lindë dielli, unë nuk do të jem këtu”. Të nesërmen në mëngjes ai u gjet i vdekur. Ai u varros vertikalisht sepse ai nuk donte që dikush të ecte mbi trupin e tij. Pas 134 vjetësh, varri i tij në kishën e Shën Marthës në Salon, u hap për t’u varrosur në një vend tjetër. Punëtorët gjetën së bashku me kockat edhe një pllakë metalike ku ishte gërvishtur data “1700”, pikërisht viti që atij i hapën varrin. Ai e kishte parashikuar edhe këtë gjë



Ju sugjerojmë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

18 Qershor, 2026 8:11 pm
Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
Bota

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

18 Qershor, 2026 7:37 pm
Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
Kryesore

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

18 Qershor, 2026 7:20 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

18 Qershor, 2026 6:28 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Politikë

“Do t’ju shkatërroj”, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Marjana Koçeku

18 Qershor, 2026 5:32 pm
“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK
Aktualitet

“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK

18 Qershor, 2026 4:59 pm
Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë
Kronikë

Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë

18 Qershor, 2026 4:33 pm
Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit
Bota

Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit

18 Qershor, 2026 3:37 pm
U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit
Kronikë

U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit

18 Qershor, 2026 3:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama: Fitore imagjinare për “flamingot”, amendamenti i PE nuk ka lidhje me Zvërnecin

18 Qershor, 2026 3:14 pm
Para
Barcelona e impresionuar nga Italia, ja kë pritet të blejë nga azzurrët

Barcelona e impresionuar nga Italia, ja kë pritet të blejë nga azzurrët

Video/ Gjoksi i bombastik i Aurela Hoxhës, vera po vjen edhe më e nxehtë

Video/ Gjoksi i bombastik i Aurela Hoxhës, vera po vjen edhe më e nxehtë

Spanja/ Prapaskenat, Del Bosque dhe Casillas sherr gjatë Europianit

Spanja/ Prapaskenat, Del Bosque dhe Casillas sherr gjatë Europianit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
18 Qershor, 2026

Sot po mbahet në kryeqytet dita e 19-të e protestës jopartiake. Qytetarët nisën grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’, por këtë herë...

Lexo më shumë

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
18 Qershor, 2026

Lufta nisi nga një ide e thjeshtë: Netanyahu e bindi Trumpin se mjaftonte një goditje e fortë për të ndryshuar...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
18 Qershor, 2026

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro amnistinë penale, e cila parashikon lirimin e menjëhershëm të 466 personave...

Lexo më shumë

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
18 Qershor, 2026

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, deklaroi se Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}