Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profesori amerikan: Serbia do njohë Kosovën në këmbim të anëtarësimit në BE

2022/09/07 at 10:07 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Profesori amerikan: Serbia do njohë Kosovën në këmbim të anëtarësimit në BE

Charles Kupchan, nga Këshilli amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, shpreh bindjen se Serbia, në fund, do ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por, mbetet të shihet se si dhe kur do të realizohet ky qëllim, thotë ai në një intervistë për REL.


Marrë parasysh disponimin e publikut serb, i cili është kundër hyrjes së Serbisë në BE, nëse kusht për këtë është njohja e Kosovës, shtrohet pyetja se a mund të heqë dorë Serbia nga integrimet evropiane?

“Mendoj se ka pak mundësi për këtë“, përgjigjet Kupchan.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka qenë “i aftë në balancim dhe uljen në dy karrige”.

REL: Si e komentoni letrën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dërguar udhëheqësve të Kosovës dhe të Serbisë, e cila thekson se normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit është thelbësor për Ballkanin Perëndimor?

Charles Kupchan: Letra e Macronit dhe Scholzit vjen në kohën e duhur dhe bart mesazhin e duhur. Rritja e tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës – dhe në të gjithë rajonin në përgjithësi – kërkon një angazhim më të madh, evropian dhe transatlantik.

Edhe Macron, edhe Scholz kanë vërtet të drejtë kur thonë se ajo që nevojitet, është normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ka kohë që Beogradi dhe Prishtina duhet të marrin vendime të vështira dhe t’i arrijnë kompromiset e nevojshme për këtë qëllim.

REL: Nga 1 shtatori, Kosova dhe Serbia kanë nisur të zbatojnë marrëveshjen për lëvizje të lirë, pa letra hyrëse/dalëse. Si e komentoni faktin që Prishtina dhe Beogradi, pas disa muajsh e vitesh tensione, janë marrë vesh së paku për diçka?

Charles Kupchan: Kosova insiston në sovranitet të plotë. Qofshin në pyetje dokumentet personale apo targat, është e kuptueshme që Kosova dëshiron të funksionojë si një vend normal. Është pozitive arritja e marrëveshjes për dokumentet personale, së paku. Do të shohim nëse do të ketë marrëveshje për targat e makinave, në dy muajt e ardhshëm. Por, ka ca përparim, së paku në kuptimin më të ngushtë të fjalës.

Në një kuptim më të gjerë, jemi dëshmitarë të ringjalljes së tensioneve ndërmjet grupeve të ndryshme në të gjithë rajonin – gjë që ndikon në situatën në Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë, pastaj në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut… Pra, tensionet në rajon po rriten, në vend që të ulen.

Ka disa arsye për këtë. Njëra është pandemia, që ka çuar në rënie ekonomike. Është edhe lufta në Ukrainë, e cila ka shkaktuar polarizime politike në nivel global, përfshirë edhe Ballkanin, duke detyruar Serbinë dhe serbët e Bosnjës të marrin disa vendime të vështira. Prandaj, Moska po i intensifikon ndoshta aktivitetet e saj, për të manipuluar situatën në atë rajon.

Gjithashtu, Ballkani tani ndihet disi i lënë pas dore nga SHBA-ja dhe BE-ja, sepse ato u kushtojnë shumë rëndësi ngjarjeve në botë, pas sulmeve të 11 shtatorit – në radhë të parë në Lindjen e Mesme, e tani ngjarjeve në Ukrainë. Pra, për shumë arsye jemi dëshmitarë të rritjes së tensioneve në Ballkanin Perëndimor dhe Kosova është vetëm një pjesë.

REL: Kosova dhe shumica e vendeve perëndimore këmbëngulin që dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me njohje reciproke… Serbia e refuzon këtë dhe kërkon që Prishtina të përmbushë dispozitën e Marrëveshjes së Brukselit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pranon. A ekziston rreziku i rritjes së tensioneve dhe, madje, i konflikteve të armatosura?

Charles Kupchan: Ekziston një model për tejkalimin e ngërçit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nuk është bërë shumë përparim në zbatimin e tij. Ka disa zhvillime, si ky me dokumentet personale, pastaj për çështjet ekonomike gjatë administratës [së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, por programi i normalizimit ekonomik nuk është zbatuar, ashtu siç nuk është formuar as Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Por, ka një plan dhe jam shumë i bindur se si do të përfundojë i gjithë procesi.

Serbia do ta njohë përfundimisht pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe një nga elementet kyçe të kësaj përpjekjeje, do të jetë integrimi i saj në Bashkimin Evropian. Megjithatë, mbetet të shihet se si dhe kur do të arrihet ky synim.

REL: Përmendni njohjen e Kosovës nga Serbia. E keni fjalën për njohjen formale, apo njohjen e heshtur, pra modelin e dy Gjermanive?

Charles Kupchan: Unë besoj se njohja formale duhet të jetë parakusht. Kjo është leva që ka Bashkimi Evropian në marrëdhëniet me Serbinë: anëtarësimi i plotë në këmbim të njohjes së Kosovës.

REL: Mirëpo, janë dy trendë negativë. Së pari, vetë lodhja e BE-së me zgjerimin. Në anën tjetër, derisa bëhet gjithnjë e më e qartë se Serbia do të duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE, entuziazmi i qytetarëve të saj për integrimin evropian është në rënie. Hulumtimet tregojnë se më shumë se 50 për qind e tyre janë kundër anëtarësimit në BE. Prandaj, shtrohet pyetja nëse anëtarësimi në BE është një shtysë e mjaftueshme që lidershipi serb ta njohë Kosovën…

Charles Kupchan: Besoj se, në fund, do të jetë një nxitje e fortë dhe e mjaftueshme për Serbinë që t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Aktualisht, këto procese janë në regres dhe lufta në Ukrainë është duke tërhequr vëmendjen më të madhe. Fluksi masiv i refugjatëve ukrainas mund të ngadalësojë integrimin evropian. Megjithatë, e konsideroj si një pauzë të përkohshme.

Duhet pasur parasysh se përveç luftës në Ukrainë, bota po kalon edhe një pandemi me të gjitha pasojat e saj, përfshirë edhe ekonomike. Kjo mund të marrë pak kohë, por nuk do të bëhet një rregull i përhershëm i funksionimit.

REL: Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vite që po përpiqet të balancojë mes BE-së dhe Rusisë. Por tani, për shkak të luftës në Ukrainë, ai nuk mund të ulet më në dy karrige. Marrë parasysh disponimin e publikut, i cili është kundër hyrjes së Serbisë në BE nëse kusht për këtë është njohja e Kosovës, a mund të ndodhë që, në fund, të heqë dorë nga integrimet evropiane?

Charles Kupchan: Mendoj se ka pak mundësi për këtë. Vuçiç është treguar i aftë në balancim dhe në uljen në dy karrige. Megjithatë, nuk besoj se Serbia do të donte të ishte për kohë të gjatë në një limbo strategjike, ose në aleancë me Kinën e Rusinë, kur pjesa tjetër e rajonit është e drejtuar kah integrimi euroatlantik.

Edhe pse Serbia nuk i ka vënë sanksione Rusisë, lufta në Ukrainë ka treguar fytyrën e vërtetë të Moskës. Është një akt i pamatur agresioni ndaj fqinjit. Pushtimi i Ukrainës dhe shkatërrimi që ka shkaktuar, do të dëmtojnë reputacionin e Rusisë dhe do të dëmtojnë pozicionin e Rusisë në Ballkan – gjë që do të përshpejtojë kthesën e rajonit drejt Evropës dhe distancimin nga Moska./REL



Ju sugjerojmë

Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi
Kryesore

Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi

28 Janar, 2026 3:24 pm
Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr pamjet e “shkelësit”, është një makinë policie
Aktualitet

Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr pamjet e “shkelësit”, është një makinë policie

28 Janar, 2026 3:11 pm
Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…
Sport

Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…

28 Janar, 2026 2:34 pm
Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen
Aktualitet

Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen

28 Janar, 2026 2:33 pm
Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: Më tha kam përgjimet…
Aktualitet

Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: Më tha kam përgjimet…

28 Janar, 2026 1:33 pm
Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson

28 Janar, 2026 1:22 pm
Mungesa e Veliajt në bashkinë e Tiranës, Demo: Ndikon shumë, duhet lidership politik
Aktualitet

Mungesa e Veliajt në bashkinë e Tiranës, Demo: Ndikon shumë, duhet lidership politik

28 Janar, 2026 1:20 pm
Aksidenti me 7 viktima në Rumani, ky është i riu shqiptar që humbi jetën
Aktualitet

Aksidenti me 7 viktima në Rumani, ky është i riu shqiptar që humbi jetën

28 Janar, 2026 1:09 pm
Si NATO po përgatitet për luftë në arktik
Bota

Si NATO po përgatitet për luftë në arktik

28 Janar, 2026 1:07 pm
Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
Bota

Netanyahu: Nuk ka rindërtim të Gazës pa çarmatosjen e Hamasit

28 Janar, 2026 1:04 pm
Para
11 pilotë të rinj i shtohen Forcës Ajrore, mes tyre edhe 1 vajzë

11 pilotë të rinj i shtohen Forcës Ajrore, mes tyre edhe 1 vajzë

Biznesmeni shqiptar vdiq nga 3 plumba në fytyrë, arrestohet një 30-vjeçar italian

Biznesmeni shqiptar vdiq nga 3 plumba në fytyrë, arrestohet një 30-vjeçar italian

Kontroll në banesë, efektivët i gjejnë 57-vjeçarit kallashnikov në kashtë
















TE FUNDIT

Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi

Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi
28 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku po prezantohet platforma e re...

Lexo më shumë

Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr pamjet e “shkelësit”, është një makinë policie

Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr pamjet e “shkelësit”, është një makinë policie
28 Janar, 2026

Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë dënim deri në vit burg për parkimin dysh. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka...

Lexo më shumë

Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…

Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…
28 Janar, 2026

Botërori i Futbollit nuk ka qenë ndonjëherë kaq shumë në rrezik dhe në këtë rast problemi është i gjithi politik;...

Lexo më shumë

Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen

Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen
28 Janar, 2026

Ilir Meta pretendon se i është bërë presion që të mos zbardhte vrasjen e Azem Hajdarit, 28 vite më parë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com