Kronikë

Biznesmeni shqiptar vdiq nga 3 plumba në fytyrë, arrestohet një 30-vjeçar italian



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:27 - 07/09/22 |
Opi Nion

Policia italiane ka arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme një 30-vjeçar italian nga Mathi, i dyshuar për vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar Fatmir Ara.
Shqiptari u gjet i vrarë të dielën e 4 Shtator në zonën e Vaude në San Carlo Canavese.

Autopsia zbuloi një ditë më parë se biznesmeni shqiptar u vra me të paktën 3 të shtëna arme në fytyrë.

Sipas mediave italiane deri tani nuk është e qartë nëse personi i arrestuar ka vepruar i vetëm apo ka pasur bashkëpunëtorë.

Fatmir Ara ishte zhdukur që nga e premtja. Pronar i firmës “Nuova Edile”, nuk ishte kthyer në shtëpinë e tij në Mathi, ku jetonte me partneren dhe dy fëmijët.Fatmir Ara ishte në arrest shtëpie dhe mund të dilte vetëm për punë.

Sakaq, hetimet janë fokusuar në të shkuarën e tij, pasi viktima ishte një person me precedent penalë. Autoritetet italiane nuk përjashtojnë asnjë pistë, veçanërisht atë të prishjes së pazareve të drogës dhe të larjeve të hesapeve.

Pas