Policia e Malësisë së Madhe ka arrestuar një 60-vjeçar i cili akuzohet për prodhimin e kriptomonedhave virtuale.
Policia ka sekuestruar në një magazinë 14 pajisje elektronike që shërbenin për gjenerimin e kriptomonedhave virtuale. I arrestuari kishte kryer dhe furnizim të paligjshëm të energjisë elektrike për furnizimin e energjisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast, u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi M. H., 60 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Vjedhja e energjisë elektrike”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.