Zinedine Zidane nuk do të jetë i pranishëm në grumbullimin e Real Madrid në Montreal.
Mësohet se Zidane i është dashur të braktisë skuadrën e tij për një problem të rëndësishëm familjar.
Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi i Realit; “Trajneri ynë, Zinedine Zidane, nuk do të jetë në grumbullimin parasezonal në Montreal për arsye personale. Deri në kthimin e tij, seancat stërvitore do të drejtohen nga trajneri i dytë, David Bettoni”.
Sipas “AS”, Zidane do të rikthehet shumë shpejtë në stolin e Real Madrid dhe të drejtojë skuadrën në ndeshjen e parë miqësore të verës, që Reali do ta luajë ndaj Bayern Munchen në 21 korrik./ Opinion.al E.Xh.